By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë
Lajme

Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë

Momenti
Published: August 28, 2026

Ditët për vendimin ndaj katërshes së ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë nisur së numëruari mbrapsht, para se Gjykata Speciale ta thotë fjalën e saj.

Për vendimin e madh të Speciales, organizatori i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka bërë të ditur se do të ketë dy organizime, ku njëri do të nisë më 12 shtator në Prishtinë e tjetri më 16 shtator në Hagë.

Your browser does not support the video tag.

“Po, janë dy organizime. Njëri është me 12 shtator në Prishtinë “Marshi i Lirisë”, Kosova po bëhet gati. Tjetri është më 16 shtator, me të njëjtën moto, me të njëjtin përshkrim, vetëm se është i zhvendosur në Hagë, në kohë reale të ndodhë ku ndodh edhe gjykimi final që e gjithë Kosova e pret. Po, organizimi është shumë i mirë, për shkak edhe të përvojave të dy marsheve të tjera, për shkak edhe të afrisë së emocionit me verdiktin. Edhe ky është tregues që vëmendja qytetare është e rritur në raport me atë se çka po ndodh në Hagë, edhe bashkëpunimi është shumë më i madh se marshe të tjera, që i bie logjikisht që ndoshta do të jetë marshi më i madh ndonjëherë në historinë të Kosovës”, tha Tasholli, raporton KosovaPress

Ai tha se në marshin e 12 shtatorit, numri i qytetarëve që do të jenë në rrugë e sheshe duke i përkrahur ish-krerët e UÇK-së do ta tejkalojë 200 mijëshin.

“Po, zakonisht hezitoj pak të flas me numra, po besoj që, kam përshtypjen që 200 mijë vetë do të jenë në shesh, më 12 shtator, që i bie që do të jetë prej organizimeve më të mëdha ndonjëherë në historinë e Kosovës. Mund të jetë edhe numër më i madh, por nuk besoj që do të jemi më pak se 200 mijë vetë”, tha ai.

Tasholli për KosovaPress foli edhe për organizime të tjera që pritet t’i bëjë platforma “Liria ka emër”, nëse verdikti i Speciales do të jetë lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, ku tha se do të marshojnë me motorë nga Aeroporti i Prishtinës deri në qendër të kryeqytetit.

“Po, nëse vendimi do të jetë lirues, ne e kemi paraparë një marsh tjetër me motorë, motoristë. Nëse ju kujtohet e kemi pasur një marsh në Hagë dhe kjo do të jetë një ndër format e organizimit të mikpritjes së tyre, mirëpritjes në fakt, edhe kemi paraparë që nga aeroporti i Prishtinës deri në Prishtinë në qendër, me siguri do të jetë krejt Kosova në rrugë duke i pritur. Edhe kjo është ajo simbolika që do të provojmë me e bë. Tash nuk i dimë për shkak të specifikave edhe protokolleve të caktuara se qysh do të ndodhin, po nijetin e kemi të mirë për me e bë një lloj simbolike të organizimit, të mikpritjes së tyre në vendin dhe tokën që i përkasin”, tha Tasholli, raporton KosovaPress.

Vendimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në Hagë, të cilët po mbahen në paraburgim që nga fillimi i nëntorit të vitit 2020 në Hagë do të jepet nga Gjykata Speciale më 16 shtator.

The post Vendimi i madh i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nis seanca gjyqësore ndaj Sveçlës për gazin lotsjellës në Kuvend
7 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë për të akuzuarin në rastin “Capat vs Sekiraqt”
Vdesin tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni
Musmurati: Protesta e 1 shtatorit kundër centralizimit të kompetencave të komunave
Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, deklarohen nga Prokuroria

LEXO GJITHASHTU

Sekuestrohen katër pula dhe 17 zogj në Leposaviq, ndalohet i mituri që kaloi ilegalisht kufirin
Sekuestrohen katër pula dhe 17 zogj në Leposaviq, ndalohet i mituri që kaloi ilegalisht kufirin
TOP Momenti
Gjendet një bombë e komanduar në Durrës, forcat xheniere ndërhyjnë për çaktivizimin e saj
Gjendet një bombë e komanduar në Durrës, forcat xheniere ndërhyjnë për çaktivizimin e saj
TOP Momenti
Sulmoi një të mitur në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
Sulmoi një të mitur në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti
Ndërrojnë jetë tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni
Ndërrojnë jetë tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni
TOP Momenti
Një burrë dyshohet se u dhunua psikikisht nga nusja e djalit në Pejë, rasti po hetohet
Një burrë dyshohet se u dhunua psikikisht nga nusja e djalit në Pejë, rasti po hetohet
TOP Momenti

You Might Also Like

Kërcënimet me bombë ndaj mbi 100 institucioneve në Shwipëri, antiterrori kërkon ndihmën e Europol – zbulohet pista
Lajme

Kërcënimet me bombë ndaj mbi 100 institucioneve në Shwipëri, antiterrori kërkon ndihmën e Europol – zbulohet pista

August 28, 2026
Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani
Lajme

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani

August 28, 2026
Rama: Abazi u dëbua nga Kosova si rrezik për sigurinë, tani pajiset me shtetësi
Lajme

Rama: Abazi u dëbua nga Kosova si rrezik për sigurinë, tani pajiset me shtetësi

August 28, 2026
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan
Lajme

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?