Shtatë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore sot në një aksident i cili ka ndodhur në Kijevë të Malishevës.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Sipas tij, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes duke u marr me rastin.
“Është raportuar një aksident mes tri veturash në Kijevë të Malishevës. Shtatë persona të lënduar në gjendje të rëndë… Njësitet policore janë në vend të ngjarjes”, ka thënë Graishta.
Siç merr vesh Telegrafi tre persona dërgohen në Klinikën Emergjente në QKUK dhe të tjerët në QMF-në e Kijevës. /Telegrafi/

