By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria, ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Evropës me më shumë divorce
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria, ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Evropës me më shumë divorce
TOP Momenti

Shqipëria, ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Evropës me më shumë divorce

Momenti
Published: May 12, 2026

Shqipëria ka normën më të lartë të martesave në Europë. Sipas Eurostat, në vitin 2024 u regjistruan 6,8 martesa për 1 mijë banorë, e njëjta normë si në vitin 2022, shumë më e lartë se mesatarja europiane prej 3.9.

Në vend të dytë është Maqedonia e Veriut, por të dhënat e fundit nga ky shtet i përkasin vitit 2021. Mungojnë të dhënat për Kosovën që ka një popullsi të re dhe numër të lartë martesash. Në rajon, niveli më i ulët i martesave është në Serbi, me 4.6 martesa për 1000 banorë.

Your browser does not support the video tag.

Pas Shqipërisë, normat më të larta bruto të martesave janë regjistruar në Turqi, me 6,6, dhe Moldavi, me 6,1.

Në Shqipëri, norma e martesave ka qenë relativisht e lartë në vitet 1980-1990, duke arritur kulmin në vitin 1990, me 8,9 martesa për 1 000 banorë. Pas kësaj periudhe, vihet re një rënie graduale.

Nga ana tjetër, divorcet në Shqipëri janë bërë më të zakonshme krahasuar me të kaluarën. Në vitin 2024, norma ishte 2,0 divorce për 1 000 banorë, ndërsa në vitin 1964 ishte vetëm 0,6, çka përfaqëson një rritje prej rreth 233%.

Kulmi u arrit në vitin 2019, me 2,1 divorce për 1 000 banorë. Norma e divorceve është mbi mesataren europiane, që rezultoi 1.6 në 2024-n.

Shqipëria u rendit e 11-a për numrin e lartë të divorceve në raport me popullsinë në 2024-n. Duke përjashtuar vendet baltike, që kryesojnë për divorcet në raport me popullsinë, me treguesin për 1000 banorë nga 4 në Moldavi dhe 2.5 në Lituani e 2.1 në Estoni, Shqipëria renditet e pesta në Europë, pas Danimarkës (2.1), Turqisë (2.2), Finlandës (2.1) e Suedisë (2.1).

Vendet baltike kanë norma të larta divorcesh kryesisht sepse divorci është më i pranueshëm shoqërisht, më i lehtë ligjërisht dhe gratë kanë më shumë pavarësi ekonomike.

Në Shqipëri, shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë. Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, nga rreth 29 mijë në 1990-n.

Në të kundër divorcet janë rritur. Në 2024-n kishte gjithsej 4800 divorce, nga rreth 2700 në 1990-n. praktikisht në vend një e treta e martesave nuk arrin të zgjasë “derisa vdekja ti ndajë”.

Në Europë, fqinjët italianë, ku ka shumë shqiptarë emigrantë, praktikisht nuk po martohen më. Italia kishte treguesin më të ulët për martesat për 1000 banorë, në vetëm 2.9, ose më shumë se gjysma e Shqipërisë. Martesat janë të ulëta dhe në fqinjin tjetër Greqi (3.5), ku jetojnë më shumë se gjysma e emigrantëve shqiptarë.

Më pak martesa, më pak divorce

Sipas Eurostat, në BE u realizuan rreth 1,7 milion martesa dhe rreth 0,7 milion divorce në vitin 2024. Në raport me popullsinë, këto shifra janë 3,9 martesa për çdo 1 000 persona dhe 1,6 divorce për çdo 1 000 persona.

Që nga viti 1964, viti i parë për të cilin ka të dhëna, norma bruto e martesave në BE është ulur me më shumë se 50% në terma relativë, nga 8,0 për 1 000 persona në vitin 1964, në 3,9 në vitin 2024. Tendenca rënëse është ndërprerë nga disa rritje të përkohshme në vitet 1989, me 6,4 për 1 000 persona; 2000, me 5,2; 2007, me 5,0; dhe 2018, me 4,5.

Rënia e konsiderueshme e vërejtur midis viteve 2019, me 4,3 për 1 000 persona, dhe 2020, me 3,2, në normën bruto të martesave mund të interpretohet si efekt i pandemisë COVID-19, duke përfaqësuar një ulje prej pothuajse 25%. Që atëherë, është vërejtur një rritje e lehtë e normës bruto të martesave, e cila vlerësohet në 3,9 në vitin 2024.

Gjatë së njëjtës periudhë të gjatë, norma bruto e divorceve pothuajse është dyfishuar, duke u rritur nga 0,8 për 1 000 persona në vitin 1964, në 1,6 në vitin 2024. Norma e divorceve arriti kulmin në vitin 2006, me 2,1 për 1 000 persona, dhe që atëherë ka ardhur duke u ulur lehtë.

Në vitin 2024, Malta kishte normën më të ulët të divorcit në BE, me 0,9 divorce për 1 000 banorë, e ndjekur nga Sllovenia dhe Rumania. Ndërsa normat më të larta u shënuan në vendet baltike, kryesisht në Letoni dhe Lituani, si dhe në Estoni, Finlandë dhe Suedi.

Një pjesë e kësaj rritjeje mund të shpjegohet me faktin se divorci u legalizua në disa vende të BE-së gjatë kësaj periudhe, si për shembull në Itali, Spanjë, Irlandë dhe Maltë.

Fillimi i pandemisë COVID-19 duket se ndikoi edhe në normën e divorceve, gjë që shihet nga rënia e lehtë midis viteve 2019 dhe 2020. Megjithatë, ulja e normës bruto të divorceve ishte shumë më pak e theksuar, rreth 10%, sesa ajo e normës bruto të martesave. Që atëherë, kjo vlerë ka mbetur pothuajse e pandryshuar./Monitor

The post Shqipëria, ende rekord për martesa, por po hyn në dhjetëshen e Evropës me më shumë divorce appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Atentat në Elbasan/ Autori çohet nga kafja dhe tenton të vrasë ‘kundërshtarin’, i ngec arma
Zjarri në komunën e Tearcës po shuhet nga tre “air traktorë”
Ftesa e Haxhiut, Gjini refuzon takimin: Nuk jeni Presidente e zgjedhur dhe nuk keni mandat të luani rol unifikues
Policia del me detaje për dorëzimin e Hazirajt: Për kapjen e tij u aktivizuan FIT dhe AKI
Dorëzohet Vezir Haziraj, ndalohet për 48 orë pas intervistimit nga Policia

LEXO GJITHASHTU

“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
“Rrezik për konflikt fizik në seancë”, Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori
Lajme
Tërmet në Gostivar
Tërmet në Gostivar
TOP Momenti
Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
Policia njofton për arrestimin e Vezir Hazirajt: U dorëzua pasi që e pa se s’kishte mundësi largimi, bashkëpunuam me njësinë speciale e AKI’në
Lajme
Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë
Zjarret në Shqipëri e Evropë, presidentja e KE, Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër, jemi në gatishmëri të lartë
Lajme
Dhjetra pacientë të rinj në Maqedoni prej vitesh presin transplant të zemrës
Dhjetra pacientë të rinj në Maqedoni prej vitesh presin transplant të zemrës
TOP Momenti

You Might Also Like

MPJD njofton, shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd
TOP Momenti

MPJD njofton, shtetasit të Kosovës, Dukagjin Maxhuni i caktohen 30 ditë paraburgim në Beograd

August 15, 2026
Produkte higjienike, ushqimore e birra – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave
TOP Momenti

Produkte higjienike, ushqimore e birra – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave

August 15, 2026
Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën
TOP Momenti

Kasami inspekton punimet në rrugën Tetovë–Prizren: Projekt strategjik për lidhjen me Kosovën

August 15, 2026
Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve
TOP Momenti

Situata e zjarreve, Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 9 vijojnë të mbeten aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?