Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherësh edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur në konferencë për media të mërkurën, pas takimit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Kurti dhe Abdixhiku në adresime të ndara para mediave thanë se kanë folur për emra konkretë, por nuk mund t’i bëjnë publikë.
Si arsyeje Kurti përmendi edhe faktin që nuk i kanë pyetur këto personalitete nëse duan të bëhen President/e apo jo.
“Ne do të jemi plotësisht transparent për negociatat, por duhet ta ruajmë konsidenfialiteitn e bisedimeve të brendshme. Nuk janë emra që ne i kemi peytur paraprakisht që a donin të pranonin që të jenë President sepse paraprakisht duhet të dakordohemi në ndërmjet veteve. Në këtë fazë nuk mudn të flasim për emra të përveçëm”, ka thënë Kurti.
Tutje, Kurti ka thënë se propozimet ishin të mira, por duhet të zgjedhin atë që është më i shkëlqyeshmi.
“Të gjitha propozimet që janë sjellë në tryezën e diskutimit sot kanë qenë me përputhje me ato që jemi dakorduar. Pra, të gjithë janë personalitete të mria, por edhe shumë të mira, por neve na duhet të zgjedhim atë që është I/e shkëlqyeshme”, ka thënë Kurti. /Gazeta Express
The post Kurti për emrat propozuar: Personalitete të mira, s’i kemi pyetur paraprakisht – duhet të zgjedhim të shkëlqyeshmin appeared first on Gazeta Express.

