By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria
TOP Momenti

Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria

Momenti
Published: August 26, 2026









Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Besfort Lamallari dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, kanë pritur në aeroportin e Rinasit pesë shqiptarët e riatdhesuar nga Siria.

Your browser does not support the video tag.


Pesë shtetasit shqiptarë, mes tyre tre të mitur dhe një e moshuar 79-vjeçare, u kthyen në atdhe nga Siria në orën 01:20.


“Mirë se u kthyet në shtëpi!”, shkroi ministri Lamallari, në një postim në rrjetet sociale, duke shpërndarë dhe pamjet e operacionit.


Mes të riatdhesuarve është shtetasja H.T., 79 vjeçe, e cila kishte udhëtuar drejt Sirisë pas humbjes së djalit të saj, i cili ishte larguar drejt këtij vendi për t’iu bashkuar formacioneve të ISIS-it. Ajo kishte shkuar me qëllim marrjen dhe kujdesin për nipërit e saj.


Pas rënies së strukturave territoriale të ISIS-it, H.T. kishte qëndruar në kampin Al-Hol, në kushte veçanërisht të vështira jetese, duke vijuar të kujdesej për fëmijë të mitur, përfshirë edhe dy fëmijë jetimë që ndodheshin nën kujdesin e saj.


Ministri Lamallari përgëzoi përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të përfshira në Task-Forcën e ngritur me Urdhër të Kryeministrit, për përmbushjen e masave dhe koordinimin e nevojshëm për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga zonat e konfliktit.


Procesi i riatdhesimit vijon përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, me angazhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit.


Lamallari konfirmoi se institucionet shqiptare do të vijojnë punën për kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen ende në Siri, duke garantuar respektimin e procedurave ligjore dhe të sigurisë, si dhe mbrojtjen dhe trajtimin e përshtatshëm të të miturve. /A2cnn


source

You Might Also Like

Daut Haradinaj: Ekziston një incizim 2-orësh, Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB
Qorolli: Deri në fundjavën e ardhshme, lajme pozitive për presidentin
Kelmendi me akuza për ish-presidentin: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”
A bartin përgjegjësi penale qeveritarët në detyrë për mbajtjen e dy funksioneve?
Kelmendi: Riza Salihu kishte urdhëruar vrasjen e Jusuf Gërvallës

LEXO GJITHASHTU

Përplasja me Kanadanë, Trump nënshkruan urdhrin që riemërton Liqenin e Ontarios si Liqeni i Amerikës
Përplasja me Kanadanë, Trump nënshkruan urdhrin që riemërton Liqenin e Ontarios si Liqeni i Amerikës
Lajme
Kelmendi: UDB-ja sajoi shpifjen se kam qenë informator me nofkën ‘Sialica’, isha i keq për titistat dhe agjenturat e tyre
Kelmendi: UDB-ja sajoi shpifjen se kam qenë informator me nofkën ‘Sialica’, isha i keq për titistat dhe agjenturat e tyre
Lajme
Kelmendi: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”
Kelmendi: Rugova ishte “kuisling i llojit unik”
Lajme
Haradinaj: Kurti po kërkon një “viktimë” për krizën politike, LDK-ja po bie në kurth
Haradinaj: Kurti po kërkon një “viktimë” për krizën politike, LDK-ja po bie në kurth
Lajme
Franca lehtëson rregullat e rrepta të prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Franca lehtëson rregullat e rrepta të prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Lajme

You Might Also Like

Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK
TOP Momenti

Kelmendi: Katër vendimmarrës vendosën që guerilja të quhej UÇK

August 27, 2026
Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn
TOP Momenti

Tensione në ditën e 89-të të protestës në Shqipëri, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari
TOP Momenti

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?
TOP Momenti

Negociata të “vështira” për emrin e presidentit, a do të ketë marrëveshje LVV-LDK?

August 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?