By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura
TOP Momenti

Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë, do të ketë pesë tunele dhe tetë ura

Momenti
Published: August 26, 2026

Nën prezencën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, përfaqësues të BE-së, BERZH-it, si dhe krerëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut, sot është vendosur gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë, i dhjetë kilometrit të fundit, ndërtimi i së cilës duhet të përfundojë për katër vite.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se kjo rrugë do ta afrojë më shumë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, si dhe qytetarët e tyre në mes vete. Kurti gjithashtu theksoi se rëndësia e kësaj rruge është përtej asaj infrastrukturore.

Your browser does not support the video tag.

“Autostrada Shkup – Bllacë, mes pesë tunele, tetë ura e tetë galeri do ta përforcojë lidhjen infrastrukturore në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Rëndësia e kësaj është përtej infrastrukturës, do të lehtësohet lëvizja dhe do të krijohen mundësi për qytetarët dhe dy vendet tona. Çdo kilometër i ri rruge është investim në jetën e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve. Njëkohësisht do t’u jep mundësi bizneseve tanë për të lëvizur mallrat dhe për të krijuar partneritete të reja. Kjo rrugë është pjesë e rrjetit evropian “Ten T” që afron Shkupin me Prishtinën”, tha mes tjerash Kurti.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, këtë moment e cilësoi si historik, duke theksuar se pas 20 viteve ka nisur ndërtimi i rrugës Shkup – Bllacë.

“Mesazhi im i parë që dua të dërgoj sot është se pas pak më shumë se 20 vitesh, ky projekt po bëhet realitet. Një realitet i Qeverisë së udhëhequr nga OBRM-PDUKM, VLEN dhe ZNAM, një premtim që u dha në fillim të kësaj Qeverie, ishte pjesë e prioriteteve kryesore të punës së kësaj Qeverie dhe pres shumë shpejt që nga sot të shohim përparim të konsiderueshëm në punimet në terren dhe në kohë rekord, sigurisht, që ky projekt të realizohet. Gjithashtu, në kuadër të këtij mesazhi të parë, dua të shpreh kënaqësinë time që një kompani maqedonase do të kryejë punimet ndërtimore në këtë projekt. Kjo do të thotë se do të kemi vlerë të shtuar shtesë në ekonominë maqedonase, më shumë vende pune për qytetarët e Maqedonisë së Veriut — diçka që është një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie”, tha Mickoski.

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore në Maqedoninë e Veriut Koce Trajanovski, tha se për shkak të terrenit të vështirë në vetëm 10.5 kilometra rrugë do të ketë pesë tunele dhe tetë ura.

“Sot, nuk po vendosim vetëm gurthemelin e një autostrade, por po vendosim themelet për një Maqedoni më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lidhur me fqinjët e saj, rajonin dhe Evropën. Me fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë, nga kryqëzimi Stenkovec deri në pikën kufitare të Bllacës, me një gjatësi prej rreth 10.5 kilometrash, po bëjmë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të kësaj lidhjeje strategjike rajonale. Me përzgjedhjen e “Granit” si kontraktor, janë krijuar kushte konkrete për vendosjen e këtij gurthemeli. Ky investim është veçanërisht i rëndësishëm sepse na lidh me portin e Durrësit, me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë nëpërmjet Kosovës”, tha Trajanovski.

Ai tha gjithashtu se financimi u sigurua përmes një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në shumën prej 167.6 milionë eurosh, një granti nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor prej 30.82 milionë eurosh, fondeve nga buxheti i PESR për shpronësim, si dhe fondeve të granteve për projektuesit Hill International dhe ADT Omega.

Në fjalën e tij, Trajanovski foli edhe për karakteristikat teknike të autostradës, e cila do të ketë dy korsi, secila me nga dy korsi trafiku dhe një korsi ndalimi, me një gjerësi totale prej rreth 27.5 metrash.

“Kjo është autostrada më komplekse dhe e vështirë, e cila në një distancë të shkurtër prej vetëm 10.5 km do të ketë tunele, viadukte, ura, galeri të shumta dhe e cila do të jetë një sfidë si për projektuesit ashtu edhe për kontraktorët. Për shkak të terrenit kompleks kodrinor dhe malor, projekti parashikon ndërtimin e “5 tuneleve me tuba majtas dhe djathtas, 8 ura, 11 nënkalime, 4 galeri, 9 mure mbajtëse. Periudha e ndërtimit është 4 vjet”, tha Trajanovski.

You Might Also Like

Konjufca: LVV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në
Pesë shqiptarë riatdhesohen nga Siria
Shqiptuan tiketë për kundërvajtje, sulmohen dy policë në Prishtinë
PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Kurtit dhe anëtarëve të Qeverisë në detyrë
80 vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Prizren, i dyshuari ndalohet për 48 orë

LEXO GJITHASHTU

Tragjedi në SHBA: Burri vret 8 të afërm, mes tyre 4 fëmijë
Tragjedi në SHBA: Burri vret 8 të afërm, mes tyre 4 fëmijë
Lajme
Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: Ndodhi rreth orës 01:30 pas mesnatës, dyshohet se burri e vrau duke ushtruar dhunë fizike
Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: Ndodhi rreth orës 01:30 pas mesnatës, dyshohet se burri e vrau duke ushtruar dhunë fizike
Lajme
Zelensky nderon Elon Musk me “Urdhrin e Lirisë” të Ukrainës
Zelensky nderon Elon Musk me “Urdhrin e Lirisë” të Ukrainës
Lajme
Vrasja në Aktash, mbrojtësi i njërit të akuzuar thotë se prokurori një ditë do tregojë sa hetues i ndërroi: Si u vendos arma AK-47 në trupin e viktimës?
Vrasja në Aktash, mbrojtësi i njërit të akuzuar thotë se prokurori një ditë do tregojë sa hetues i ndërroi: Si u vendos arma AK-47 në trupin e viktimës?
Lajme
Përmbledhja e dosjes Sheholli: “Turshitë”, “kumbullat” e Serbisë deri te “planet e zbrazjes së Kosovës përmes islamizimit”
Përmbledhja e dosjes Sheholli: “Turshitë”, “kumbullat” e Serbisë deri te “planet e zbrazjes së Kosovës përmes islamizimit”
Lajme

You Might Also Like

Pas një mosmarrëveshjeje, kanosje dhe ekspozim arme në Podujevë – konfiskohet pistoleta me 36 fishekë
TOP Momenti

Pas një mosmarrëveshjeje, kanosje dhe ekspozim arme në Podujevë – konfiskohet pistoleta me 36 fishekë

August 26, 2026
Siguria e nxënësve në shkolla, të dhëna shqetësuese nga raporti i ZKA-së: Nuk ka plane veprimi, reagohet kryesisht pas incidenteve
TOP Momenti

Siguria e nxënësve në shkolla, të dhëna shqetësuese nga raporti i ZKA-së: Nuk ka plane veprimi, reagohet kryesisht pas incidenteve

August 26, 2026
Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit
TOP Momenti

Konjufca për Salin: Po të ishte verifikuar, nuk do të hynte në zyrën e Kurtit

August 26, 2026
Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani
TOP Momenti

Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani

August 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?