U.d presidentja, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Haxhiu, ka falënderuar Guerot, për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij, dhe se, në takim janë vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Komunikata:
U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, të cilin e falënderoi për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe hapat e ndërmarrë së fundi për thellimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.
U.D. Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe i uroi Ambasadorit Guérot suksese në angazhimet e tij të ardhshme.
The post Haxhiu pret në takim lamtumirës Guerot, e falënderon për angazhimin dhe bashkëpunimin appeared first on Gazeta Express.

