Katërmbëdhjetë të porsalindur kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në repartin neonatal të Spitalit PIMS në Islamabad të Pakistanit, ka konfirmuar për BBC zëdhënësja e spitalit, Dr. Aneeza Jalil.
Sipas raportimeve, vetëm një i porsalindur është arritur të shpëtohet nga zjarri teksa spitali pritet të publikojë së shpejti një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen.
Zjarri raportohet se ka përfshirë repartin e shëndetit të nënës dhe fëmijës (MCH), i cili ndodhet në katin e tretë të spitalit. Autoritetet pakistaneze kanë dërguar në vendngjarje mjete zjarrfikëse, ambulanca dhe ekipe të emergjencës.
PIMS është një nga spitalet më të mëdha në kryeqytetin pakistanez dhe, sipas të dhënave të publikuara në faqen e tij, njësia MCH ka një kapacitet prej 156 shtretërish.
Shkaqet e zjarrit dhe rrethanat e sakta të vdekjes së të porsalindurve ende nuk janë bërë të ditura. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion ndërsa vijojnë hetimet.

