Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për sot, 26 gusht 2026.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i naftës (dizel) është 1.78 euro për litër.
Ndërkaq, benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.54 euro për litër, ndërsa gazi me 0.63 euro për litër.
Çmimet e përcaktuara hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
MINTI ka bërë të ditur se ankesat e qytetarëve lidhur me çmimet mund të adresohen në numrin pa pagesë 0800 11000 ose përmes adresës elektronike [email protected].

