By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “U shtriva mes plumbave” – i shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“U shtriva mes plumbave” – i shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin
TOP Momenti

“U shtriva mes plumbave” – i shpëtoi atentatit me dhjetëra të shtëna në Dukagjin, Lazër Bashi rrëfen tmerrin

Momenti
Published: August 25, 2026

Një skenë që ngjan me një film ka qenë ajo e mbijetesës së Lazër Bashit, i cili mbeti i plagosur në pritën e armatosur në Dukagjin, ku u vranë babë e bir, Prelë dhe Lekë Gjoni.

Bashi ka treguar përpara grupit hetimor se ndodhej rastësisht në makinë me viktimat dhe ishte në pjesën e pasme të fuoristradës kur autorët hapën zjarr me breshëri nga dy armë të ndryshme. Mes dhjetëra plumbave, ai arriti të shpëtojë duke u shtrirë në automjet, por një plumb e kapi në shpatull.

Your browser does not support the video tag.

Pasi autorët u larguan, ai ka pritur për disa minuta dhe më pas ka dalë nga fuoristrada. Ai ka treguar se ka marrë me vete telefonin dhe, me plagën në shpatull e duke humbur gjak, Bashi ka ecur në këmbë për rreth 40 minuta, për afro 2 kilometra, derisa mbërriti pranë një lokali, në zonën ku kryqëzohet rruga e Pultit me atë të Shoshit, ku kishte valë telefonike.

I plagosuri ka dëshmuar se ka ndaluar pastaj pranë një çezme, ku ka pastruar gjakun që i rridhte nga plaga dhe ka pritur transportin drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.

Për shkak të humbjes së konsiderueshme të gjakut dhe nevojës për trajtim të specializuar, ai është transportuar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri tani nuk ka një person të identifikuar si autor i dyshuar, ndërsa disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Deri tani po hetohet nëse babë e bir, Prelë dhe Lekë Gjoni, kanë ndonjë konflikt të mundshëm, por ata nuk njiheshin si persona problematikë. Lekë Gjoni punonte me një kamion, duke transportuar materiale ndërtimi, dhe kishte një eskavator në zonën e Dukagjinit. /Tch/

You Might Also Like

Aktakuza ndaj Shehollit: “Leptiri”, plani operativ për komprometimin e Kurtit
​Tërmet në Elbasan, ja sa ishte magnituda
BE-ja i kërkon Kosovës respektimin e ligjit, Palatova takon Sveçlën dhe Konjufcën
DAP me paralajmërim për qytetarët: Dërgohen mesazhe të rreme, mos hapni linqe
Akademikja Ypi: Ngërçi institucional dëmton Kosovën, perëndimit nuk i bëhet vonë

LEXO GJITHASHTU

Nagavci: Pres që sa më parë të arrijmë pajtim me LDK’në për Presidentin, jemi dakord për kriteret e parimet
Nagavci: Pres që sa më parë të arrijmë pajtim me LDK’në për Presidentin, jemi dakord për kriteret e parimet
Lajme
Trump thotë se SHBA-ja do ta shkatërrojë çdo anije iraniane që vendos mina në Hormuz
Trump thotë se SHBA-ja do ta shkatërrojë çdo anije iraniane që vendos mina në Hormuz
Lajme
Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit
Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit
Lajme
Vendimi i Qeverisë: Mjetet shkollore duhet të shiten 15% më lirë
Vendimi i Qeverisë: Mjetet shkollore duhet të shiten 15% më lirë
TOP Momenti
Akademia për Eqrem Kryeziun, Totaj: Një prej figurave më të ndritshme në Prizren dhe Kosovë
Akademia për Eqrem Kryeziun, Totaj: Një prej figurave më të ndritshme në Prizren dhe Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për fabrikën e municioneve në Gjakovë
TOP Momenti

Hapet konkursi për rekrutimin e stafit për fabrikën e municioneve në Gjakovë

August 25, 2026
Sekuestrohen mbi 2 mijë pako barna pa banderola në Prishtinë
TOP Momenti

Sekuestrohen mbi 2 mijë pako barna pa banderola në Prishtinë

August 25, 2026
​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë
TOP Momenti

​Rugova: LDK së shpejti me emër për president konsensual, ka të tjerë më të përgatitur se unë

August 25, 2026
Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve
TOP Momenti

Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?