By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Askush nuk guxon t’ju rrahë”, Kuçi krahason deklaratat e Vuçiqit në Preshevë me ato të Millosheviqit në Fushë Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Askush nuk guxon t’ju rrahë”, Kuçi krahason deklaratat e Vuçiqit në Preshevë me ato të Millosheviqit në Fushë Kosovë
TOP Momenti

“Askush nuk guxon t’ju rrahë”, Kuçi krahason deklaratat e Vuçiqit në Preshevë me ato të Millosheviqit në Fushë Kosovë

Momenti
Published: August 24, 2026

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Gurakuç Kuçi, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një vizite në Luginën e Preshevës, ku një qytetari i premtoi se brenda 48 orësh ai ose djali i tij do të kontaktohej për mundësinë e punësimit në Agjencinë e Informacionit dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

Kuçi e ka cilësuar këtë rast si më shumë sesa një premtim për punësim, duke e lidhur atë me mënyrën se si, sipas tij, pushteti në Beograd po ndërton kontroll politik dhe institucional në Luginën e Preshevës.

Your browser does not support the video tag.

Sipas ekspertit të sigurisë, në regjimet autokratike shërbimet e inteligjencës mund të përdoren si instrument kontrolli mbi qytetarët, ndërsa edhe rekrutimi në këto struktura mund të ndikohet nga interesa politike.

Kuçi vlerëson se deklarata e Vuçiqit është veçanërisht domethënëse për shkak të faktit se bëhet fjalë për BIA-n, një prej institucioneve kryesore të sigurisë në Serbi.

Ai thotë se në Luginën e Preshevës po krijohet një klimë e vazhdueshme tensioni ndëretnik, ku serbët paraqiten si komunitet i kërcënuar, ndërsa Beogradi si mbrojtës i tyre.

“Në këtë kontekst, atij i nevojiten sa më shumë njerëz brenda institucioneve të sigurisë që janë të lidhur drejtpërdrejt me regjimin dhe të gatshëm të zbatojnë objektivat e tij politike”, ka shkruar Kuçi në X, transmeton KosovaPress.

Sipas tij, mënyra e komunikimit të Vuçiqit në këtë rast ngjason me modelin politik të përdorur nga ish-presidenti serb Slobodan Millosheviq në Fushë Kosovë më 24 prill 1987, kur ai iu drejtua serbëve me mesazhin se “askush nuk guxon t’ju rrahë”.

Kuçi e lidh këtë qasje edhe me deklaratën e Vuçiqit se atë që shqiptarët në nivel lokal nuk e bëjnë për serbët, “ne do ta bëjmë për ju nga Beogradi”.

BIA, Employment and Political Control: What Is Vucic Building in the Presevo Valley?

In autocratic regimes, the intelligence apparatus is often used as a tool of repression and control over citizens, while recruitment within it may also be carried out according to a party-state… https://t.co/RVHUtqYEeQ
— Gurakuç Kuçi (@gurakuqkuqi) August 24, 2026

Sipas tij, kjo mënyrë e komunikimit e paraqet Beogradin si mbrojtës të serbëve ndaj shqiptarëve dhe njëkohësisht e etnizon qeverisjen lokale.

Në anën tjetër, Kuçi thekson se shqiptarët në Luginën e Preshevës vazhdojnë të përballen me probleme si pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi institucional dhe mungesa e punësimit në institucionet shtetërore dhe të sigurisë.

Ai përmend veçanërisht situatën në Bujanoc, ku, sipas tij, raportohet se për rreth dhjetë vjet nuk është punësuar asnjë shqiptar i ri në polici.

“Ndërsa serbëve u premtohet punësim, mbështetje dhe ndërhyrje e drejtpërdrejtë nga Beogradi, shqiptarët vazhdojnë të përballen me eliminim gradual administrativ dhe institucional”, ka deklaruar Kuçi.

Eksperti i sigurisë vlerëson se kjo krijon një model që mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta për marrëdhëniet ndëretnike në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, fillimisht serbët paraqiten si viktima, më pas forcohen urrejtja dhe mosbesimi ndaj shqiptarëve dhe, në fund, shteti qendror mobilizohet si mbrojtës i tyre.

Kuçi paralajmëron se një politikë e tillë mund të rrisë presionin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të krijojë kushte që, sipas tij, eliminimi administrativ të evoluojë në forma më të hapura presioni dhe përjashtimi.

Reagimi i Kuçit vjen pas publikimit të një videoje nga avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili gjithashtu ka ngritur dyshime për përdorimin e BIA-s për qëllime politike, ndërhyrjen në procese zgjedhore dhe presionin ndaj votuesve.

Stojkoviq ka thënë se deklarata e Vuçiqit tregon për ndikimin e drejtpërdrejtë të presidentit serb mbi shërbimin e inteligjencës, ndërsa ka kërkuar edhe mbikëqyrje më të madhe ndërkombëtare të proceseve zgjedhore në Serbi.

You Might Also Like

“UÇK-ja është një realitet”, Ahmeti tregon çfarë u përcoll Rugovës nga LPK-ja
​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
Kush po përmendet për president të Kosovës?
E rëndë në Lushnjë, djali vret nënën dhe plagos rëndë të atin
Mashtruan kambistin e moshuar me mesazhe me AI dhe i morën 100 mijë euro, arrestohen të rinjtë

LEXO GJITHASHTU

Vuçiqi flet sërish për urën mbi Ibër, thotë se do të flasë me evropianët e më pas edhe Washingtonin
Vuçiqi flet sërish për urën mbi Ibër, thotë se do të flasë me evropianët e më pas edhe Washingtonin
Lajme
Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime
Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime
Lajme
Ushtarët amerikanë ateruan në Frutex
Ushtarët amerikanë ateruan në Frutex
Lajme
Si përcaktohet a është vdekja e natyrshme apo e dyshimtë? Gërxhaliu: Gjithçka nis nga rrethanat, ekzaminimi dhe konkluzioni mjekoligjor
Si përcaktohet a është vdekja e natyrshme apo e dyshimtë? Gërxhaliu: Gjithçka nis nga rrethanat, ekzaminimi dhe konkluzioni mjekoligjor
Lajme
Ahmeti: Pos UDB-së, asnjë nuk kishte interes për vrasjen e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës
Ahmeti: Pos UDB-së, asnjë nuk kishte interes për vrasjen e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës
Lajme

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Në Arau të Zvicrës u vendos që të gjitha njësitet të vepronin nën një mekanizëm – UÇK-në
TOP Momenti

Ali Ahmeti: Në Arau të Zvicrës u vendos që të gjitha njësitet të vepronin nën një mekanizëm – UÇK-në

August 24, 2026
Vetplagoset aksidentalisht me armë teksa po e pastronte në Pejë
TOP Momenti

Vetplagoset aksidentalisht me armë teksa po e pastronte në Pejë

August 24, 2026
Gjorgjievski: Shkollat e mesme në Shkup po pajisen me laboratorë bashkëkohorë dhe stacion meteorologjik
TOP Momenti

Gjorgjievski: Shkollat e mesme në Shkup po pajisen me laboratorë bashkëkohorë dhe stacion meteorologjik

August 24, 2026
Ushtarët amerikanë aterojnë me dy Black Hawk në fabrikën Frutex
TOP Momenti

Ushtarët amerikanë aterojnë me dy Black Hawk në fabrikën Frutex

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?