By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet
TOP Momenti

Mbetjet mortore në Zubin-Potok, Limani: Në njërin lokacion dyshohet se trupat u zhvendosën për të fshehur krimet

Momenti
Published: August 24, 2026

Agron Limani, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar se në tri lokacione në Zubin-Potok janë gjetur mbetje mortore të 23 personave, të cilët dyshohet se janë zhdukur më 19 prill 1999.

Limani, në emisionin “Five”, tha se përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur në këtë zonë kanë vazhduar për disa vite, ndërsa gjatë muajit të fundit janë identifikuar tri lokacione.

Your browser does not support the video tag.

“Për fat të mirë dhe falë përpjekjeve disa vjeçare për gjetjen e grupit të intelektualëve, janë identifikuar tri lokacione. Në lokacionin e parë, në Kalludër të Vogël, janë gjetur mbetje mortore të 13 personave, në të dytin, në Jabuqe, të katër personave, ndërsa në lokacionin e tretë të gjashtë personave. Janë mbetje mortore të 23 personave që janë zhdukur më 19 prill të vitit 1999”, tha Limani.

Ai bëri të ditur se mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedurat e mëtejshme.

“Duhet të falënderojmë Policinë e Kosovës dhe të gjithë të tjerët për zbardhjen e të vërtetës. Këtij procesi i ka ndihmuar edhe arrestimi i tre të dyshuarve që akuzohen për krime lufte. Dyshohet që janë autorët e këtij krimi makabër. Çelësi, sipas organeve të sigurisë, është arrestimi i tyre”, u shpreh ai.

Si u tentua të fshihej krimi në varrezën masive në Zubin Potok? – Tregon kryesuesi i Komisionit.. youtu.be

Limani tha se në terren janë identifikuar tri gropa ku dyshohet se ishin varrosur mbetjet mortore.

“Zona është pastruar dhe aty figurojnë tri gropa që kanë qenë të varrosura mbetjet mortore. Njëra prej tyre është përdorur si gropë gëlqereje. Brenda dy-tri ditësh do të organizohet një vizitë aty”, deklaroi Limani.

Ai e cilësoi të tmerrshme zonën ku dyshohet se janë kryer vrasjet dhe varrosjet.

“Është e tmerrshme të shikosh relievin ku janë vrarë dhe janë varrosur njerëzit, deri ku ka shkuar çmenduria serbe. Pa informacione të tilla nuk do të mund të realizohej një gjetje e tillë”, tha Limani.

Sipas tij, dëshmitë në terren tregojnë se disa nga trupat mund të jenë zhvendosur nga varret primare.

“Në njërin lokacion shihet që trupat janë të dekompozuar dhe të dëmtuar dhe krijohet përshtypja që varri primar nuk ishte aty, por kishte qenë diku tjetër dhe trupat ishin sjellë aty. Në lokacionin e dytë, te katër trupat, kishte edhe fishekë. Në atë vend janë ekzekutuar dhe varrosur. Edhe në lokacionin e tretë janë gjetur fishekë dhe municion”, tha ai.

Limani shtoi se këto dëshmi lënë të kuptohet se viktimat fillimisht mund të jenë varrosur në vende të tjera dhe më pas janë zhvendosur me qëllim të fshehjes së krimit.

“Në njërin lokacion shihet se trupat janë të dekompozuar dhe të dëmtuar, duke krijuar përshtypjen se varri primar nuk ka qenë aty, por se trupat janë sjellë më vonë. Në lokacionin e dytë, te katër trupat, janë gjetur edhe fishekë, që tregon se në atë vend mund të jenë ekzekutuar dhe varrosur. Edhe në lokacionin e tretë janë gjetur fishekë dhe municion”, tha ai.

Sipas Limanit, këto dëshmi ngrenë dyshime se viktimat fillimisht mund të jenë varrosur në vende të tjera dhe më pas janë zhvendosur për të fshehur gjurmët e krimit.

You Might Also Like

“Askush nuk guxon t’ju rrahë”, Kuçi krahason deklaratat e Vuçiqit në Preshevë me ato të Millosheviqit në Fushë Kosovë
Gjorgjievski: Shkollat e mesme në Shkup po pajisen me laboratorë bashkëkohorë dhe stacion meteorologjik
Ushtarët amerikanë aterojnë me dy Black Hawk në fabrikën Frutex
Deputeti i PDK-së kërkon bashkëqeverisje me LVV-në: Koha për të lëvizur përpara është tani
Delegacioni i Kuvendit të RMV-së, pjesëmarrës në mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kazakistan

LEXO GJITHASHTU

Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainen dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë
Zyra e BE i kërkon Kosovës të përafrohet më shumë me Ukrainen dhe t’i ndihmojë në fushën e energjisë
Lajme
Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
Lajme
Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës
Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës
Lajme
Rrustem Mustafa përsëri deklarohet për koalicion me Kurtin: VV- PDK bashkë munden
Rrustem Mustafa përsëri deklarohet për koalicion me Kurtin: VV- PDK bashkë munden
Lajme
“Dukagjini” gati për vitin e ri shkollor, nis shitja e librave
“Dukagjini” gati për vitin e ri shkollor, nis shitja e librave
TOP Momenti

You Might Also Like

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
TOP Momenti

Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata

August 24, 2026
Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së
TOP Momenti

Muzikë në të dy anët e Ibrit: Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor performon me mbështetjen e BE-së

August 24, 2026
E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë
TOP Momenti

E Majta: Vijojnë faturat paushalle për energjinë elektrike, OBRM-PDUKM premtoi fundin e këtij problemi por nuk ndërmorrën asgjë

August 24, 2026
Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia
TOP Momenti

Drejtori Ali “viçin e Kitkës” e huazoi nga Kalifornia

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?