By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore
Lajme

Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore

Momenti
Published: August 24, 2026

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për riparimin e mesëm ishte dhënë përmes një tenderi publik të hapur.

Sipas Trainkos, procedura e prokurimit, e publikuar më 15 shkurt 2024, ishte fituar nga kompania “Profitech” Sh.P.K. nga Prishtina, e cila ishte operatori i vetëm ekonomik që kishte aplikuar në tender. Riparimi i vagonëve ishte përfunduar në dhjetor të vitit 2024.

Your browser does not support the video tag.

Trainkos ka deklaruar se “Profitech” kishte zgjedhur vetë nënkontraktorët dhe se ndërmarrja nuk kishte bazë ligjore për të ndërhyrë në këtë përzgjedhje.

Pas raportimeve të publikuara të hënën, Trainkos thotë se ka kërkuar sqarime nga kompania fituese për dërgimin e vagonëve në Zrenjanin. Sipas përgjigjes së operatorit, vagonët janë dërguar atje pasi, sipas tyre, vetëm në atë vend mund të kryheshin riparimet.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se do të kryejë një vlerësim të pavarur për të parë nëse punimet mund të realizohen edhe në shtete të tjera. /Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Reagim publik:

Kompania vendore ka fituar tenderin për riparimin e mesëm të vagonëve të Trainkosit, sipas procedurave të Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 24 gusht, 2026 – Ndërmarrja Publike “Trainkos” me qëllim të mirë-informimit të publikut lidhur me dezinformatat e fundit rreth rehabilitimit të vagonëve, njofton se:

Riparimi i pesë vagonëve të ndërmarrjes, i finalizuar në dhjetor 2024, është realizuar përmes tenderit të hapur (nr. 10908-24-1153-2-1-1) të publikuar më 15.02.2024, në përputhje të plotë me Ligjin për Prokurim Publik. Tenderi është fituar nga kompania vendore “Profitech Sh.P.K” me seli në Prishtinë. Ky operator ekonomik ka qenë i vetmi i cili ka aplikuar në këtë procedurë tenderuese.

Kompania fituese është përgjegjëse për përzgjedhjen e nënkontraktorëve, dhe sipas Ligjit të Prokurimit Publik, ndërmarrja nuk ka mekanizëm juridik ta përcaktojë, apo në ndonjë mënyrë të ndikojë në përzgjedhjen e nënkontraktorëve.

Pas deklaratave të publikuara sot në medie, ndërmarrja ka kontaktuar operatorin “Profitech Sh.P.K”. për të marrë zyrtarisht informatat në vijim:

1. Cila është arsyeja që vagonët janë dërguar në Zrenjanin për riparim?

2. A është dashur të merret leje prej dikujt për dërgimin e tyre atje?

3. A ka qenë e mundur të evitohet dërgimi i tyre atje?

Operatori Ekonomik ka njoftuar ndërmarrjen “Trainkos” si në vijim:

1. Sepse vetëm ata mund ti rregullojnë keta vagonë.

2. Ne njoftojmë doganën paraprakisht dhe kalojnë permes Maqedonisë për në Serbi.

3. Jo, nuk ka pasur mundesi pasi qe nuk mund te rregullohen diku tjeter.

Megjithatë, ndërmarrja do të realizojë një vlerësim të pavarur për të rishikuar nëse këto punime mund të realizohen edhe nga operatorë në shtete të tjera dhe, në rast që vlerësohet se kjo është e mundur, do të shqyrtohen opsionet për ta trajtuar brenda kornizës ligjore.

Për hir të informimit të saktë dhe të plotë të publikut, ndërmarrja konsideron të rëndësishme të qartësohen historiku dhe specifikat e riparimeve. Në vitin 2017, vagonët në fjalë janë blerë nga Gjermania dhe po në të njejtin vit janë riparuar në Zrenjanin. Asokohe, komisioni i ndërmarrjes kishte vizituar punishten në Zrenjanin për të bërë pranimin teknik të vagonëve. Është tendencioze dhe manipuluese që konteksti dhe historiku i riparimit të vagonëve të injorohet për qëllim të politikave ditore të cilat aspak nuk i shërbejnë interesit publik.

Gjithashtu, demantojmë kategorikisht edhe një tjetër dezinformatë që po qarkullon në publik: lajmin e pavërtetë se Trainkos ka larguar nga puna një punonjës të apostrofuar në media lidhur me këtë rast. Ndërmarrja nuk e ka përjashtuar nga puna punonjësin. I njejti aktualisht është në procedurë para komisionit disiplinor për shkak të shkeljeve të shumta të detyrave të punës, përfshirë edhe mosvijimin në punë. Çdo tentativë për ta lidhur një procedurë të rregullt për shkelje të disiplinës në punë me situatën e vagonëve, është fabrikim dhe manipulim i radhës.

Ndërmarrja është e përkushtuar për të mbrojtur interesin publik dhe respektuar ligjet e Republikës së Kosovës. Ndërmarrja u bën thirrje të gjitha palëve që për të marrë informatat e sakta dhe të vërteta, të orientohen tek komunikimet zyrtare dhe insitucionale dhe të ndalin fushatat keqinformuese

The post Trainkos reagon për vagonët e riparuar në Serbi: Tenderi iu dha një kompanie vendore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës
Rrustem Mustafa përsëri deklarohet për koalicion me Kurtin: VV- PDK bashkë munden
Edhe nesër do ketë kufizime për automjetet mbi 20 tonë për shkak të temperaturave të larta
Netanyahu: Irani u përpoq që të vriste një nga djemtë e mi

LEXO GJITHASHTU

Ushtarët amerikanë aterojnë me dy Black Hawk në fabrikën Frutex
Ushtarët amerikanë aterojnë me dy Black Hawk në fabrikën Frutex
TOP Momenti
Deputeti i PDK-së kërkon bashkëqeverisje me LVV-në: Koha për të lëvizur përpara është tani
Deputeti i PDK-së kërkon bashkëqeverisje me LVV-në: Koha për të lëvizur përpara është tani
TOP Momenti
Delegacioni i Kuvendit të RMV-së, pjesëmarrës në mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kazakistan
Delegacioni i Kuvendit të RMV-së, pjesëmarrës në mision vëzhgues të zgjedhjeve në Kazakistan
TOP Momenti
“Dukagjini” gati për vitin e ri shkollor, nis shitja e librave
“Dukagjini” gati për vitin e ri shkollor, nis shitja e librave
TOP Momenti
Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
Kërcënimi me vrasje ndaj Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan përjashton Skender Llugiqin nga organizata
TOP Momenti

You Might Also Like

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos
Lajme

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

August 24, 2026
Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë! Arrestohen 3 persona, mes tyre kreu i bandës së “Fanchos”
Lajme

Operacion antidrogë në Spanjë, kapen 1.4 ton kokainë! Arrestohen 3 persona, mes tyre kreu i bandës së “Fanchos”

August 24, 2026
Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
Lajme

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

August 24, 2026
Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Lajme

Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?