By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Kurti bën thirrje të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Kurti bën thirrje të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave
TOP Momenti

​Kurti bën thirrje të hapet arkivi i Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave

Momenti
Published: August 24, 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti gjatë prezantimit të raportit mbi gërmimet në Zubin Potok ripotencoi thirrjen për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave e cila sipas tij, ka kryer masakra posaçërisht në Drenicë por edhe gjithandej Kosovës, raporton KosovaPress.

“Dua e më duhet ta përsëris thirrjen për hapjen e arkivit të Brigadës së Motorizuar 37 të ushtrisë ish-jugosllave, e cila ka kryer masakra posaçërisht në Drenicë por edhe gjithandej Kosovës, dhe dosja e së cilës, para 12 vjetësh, është klasifikuar për 30 vjet. Pra, ajo mbetet e klasifikuar edhe 18 vjet të tjera. Familjet që kanë pritur 27 dhe 28 vjet, nuk mund të dënohen me pritje, ankth e dhimbje edhe për 18 vjet të tjera. Andaj, trysnia ndërkombëtare është jetike në këtë proces. Dosjet e arkivuara dhe të klasifikuara të Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave duhet të hapen tash nga shteti i Serbisë, pra sivjet në vitin 2024, e jo në vitin 2044. Të nderuar të pranishëm, të dashur qytetarë, nga prezantimi i hollësishëm nga ana e Komisionit, do të shohim se gërmimet në veri të vendit kanë qenë të pakta dhe të kryera në rrethana të vështira. E shpeshherë të nxitura për shkaqe pasigurie, çka dëshmon se luftimi i bandave kriminale, shtrirja e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit tonë, kanë qenë parakusht që hetimet, gjurmimet e gërmimet të kenë sukses dhe ato të bëhen në mënyrë të papenguar”, tha Kurti.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi po ashtu se shtoi se faktori ndërkombëtar duhet të shtojë më shumë trysninë ndaj Serbisë që të zbatojë deklaratën për personat e zhdukur me dhunë.

“Qindra familje kërkojnë zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, por kërkojnë edhe drejtësi. Të dyja, zbardhja e fatit sikurse edhe drejtësia, u janë mohuar dhe po u mohohen nga Serbia, që duke fshehur e duke mos i pranuar krimet, si dhe duke refuzuar të hapë arkivat e duke i klasifikuar ato, synon të tjetërsojë të vërtetën dhe t’i ikë përgjegjësisë. E nuk mjaftohet me këtë, Serbia arreston e përndjek edhe ata pak serbë që kanë guxuar të dëshmojnë tek institucionet ndërkombëtare. Andaj, më shumë se tjetër, në momente si ky, faktorët ndërkombëtarë duhet ta shtojnë trysninë ndaj fqinjit tonë verior, që të zbatojë deklaratën për personat e zhdukur me dhunë, të dakorduar në Bruksel më 2 maj 2023, duke hapur dhe vënë në dispozicion arkivat shtetërore që mund të çojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, tha Kurti.

Deri më tani sipas autoriteteve të vendit, edhe rreth 1600 persona janë të pagjetur në Kosovë. /KP/

You Might Also Like

I jepet lamtumira e fundit, policit që vdiq në krye të detyrës
Shasivari: Reforma në drejtësi bëhet me dialog dhe partneritet
Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit
​Një mundësi drejt karrierës ushtarake në SHBA, hapet konkursi nga Ministria e Mbrojtjes
Ethet e Nilit mbërrijnë në Shqipëri, konfirmohet rasti i parë në Korçë

LEXO GJITHASHTU

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
Lajme
Del ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi
Del ekspertiza mjeko-ligjore për vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi
TOP Momenti
Nga 30 në 25 denarë, Bujqit e Strumicës do të protestojnë sërish pasi nuk u respektua marrëveshja për çmimin e specave të ajvarit
Nga 30 në 25 denarë, Bujqit e Strumicës do të protestojnë sërish pasi nuk u respektua marrëveshja për çmimin e specave të ajvarit
TOP Momenti
Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Apeli lë në paraburgim gjyqtarin Avdirrahman Gashi, dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Lajme
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
KEDS njofton për orarin e reduktimeve për dy ditët e ardhshme
Lajme

You Might Also Like

Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
TOP Momenti

Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok

August 24, 2026
Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit
TOP Momenti

Vrasja e rëndë në Malishevë, Gërvalla: Të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit

August 24, 2026
ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar
TOP Momenti

ASH: Njesiti për Intervenime të Shpejta festoi 25 vjetorin e themelimit pa asnjë fjalë shqip e asnjë të ftuar shqiptar

August 24, 2026
Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik
TOP Momenti

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?