By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata vendos sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata vendos sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Lajme

Gjykata vendos sot për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Momenti
Published: August 24, 2026



Gjykata Themelore në Pejë ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ndërsa aktgjykimi ndaj Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetajt do të shpallet sot, në orën 14:30.

Gjatë seancës së fundit, gjykata ka administruar si provë edhe një video-incizim, në të cilin, sipas gjykatës, shihet Kreshnik Mehmetaj duke gjuajtur me armë në një bjeshkë të Deçanit.

Your browser does not support the video tag.

Pas administrimit të provave, shqyrtimi gjyqësor është shpallur i mbyllur dhe çështja tashmë është në fazën e shpalljes së aktgjykimit.

Ndërkaq, rasti ishte paraparë të përfundonte më 10 korrik, kur ishte planifikuar shpallja e aktgjykimit.

Tre të akuzuarit po gjykohen për vrasjen e trefishtë që ndodhi më 26 nëntor 2021, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të autobusit që po qarkullonte në Gllogjan.

Nga të shtënat mbetën të vrarë shoferi i autobusit, Gani Gjokaj, dhe dy nxënës 17-vjeçarë, L.H. dhe G.M., ndërsa një tjetër person, F.T., ishte plagosur rëndë.

Në aktakuzë të Prokurisë thuhet se objektiv i sulmit ishte shoferi i autobusit, tashmë i ndjeri Gani Gjokaj.

Sipas Prokurorisë, familja Mehmetaj e konsideronte atë përgjegjës për vetëvrasjen e vajzës së tyre, Heroina Mehmetaj, çka pretendohet se ka qenë motivi i krimit.

Sipas aktakuzës, Kastriot Mehmetaj, i armatosur kishte dalë në rrugë para autobusit, duke u shtirur si i dehur, me qëllim që ta detyronte shoferin të ngadalësonte ose të ndalonte. Pas ngadalësimit të autobusit, ai, sipas Prokurorisë, kishte shtënë në drejtim të shoferit.

Më tej, sipas aktakuzës, pas kryerjes së sulmit Kastriot Mehmetaj ishte larguar në drejtim të fshatit Shaptej, ku e priste me veturë Kreshnik Mehmetaj.

Aktakuza ngarkon edhe Halil Mehmetajn se, në periudhën nga 14 qershori 2020 deri më 26 nëntor 2021, kishte nxitur dy djemtë e tij Kastriot dhe Kreshnik Mehmetajn për vrasjen e Gani Gjokajt, shoferin e autobusit duke e fajësuar vazhdimisht atë për vetëvrasjen e vajzës së tij, Heroina Mehmetaj./KP

 

 

source

You Might Also Like

Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017
Blerta Deliu: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për riparimin e vagonave ne Serbi, ka heshtur
Kosova kryeson listën, mbi 7,300 kosovarë me leje qëndrimi në Shqipëri
Gjermania korrigjon hartën e Kosovës në Shërbimin Meteorologjik

LEXO GJITHASHTU

Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
TOP Momenti
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
TOP Momenti
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
TOP Momenti
Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj
Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj
TOP Momenti
Ish-deputeti i LVV-së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim
Ish-deputeti i LVV-së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim
TOP Momenti

You Might Also Like

Danubi po thahet. Evropa ende nuk ka asnjë plan
Lajme

Danubi po thahet. Evropa ende nuk ka asnjë plan

August 24, 2026
SHBA anulon stërvitjen ushtarake me Korenë e Jugut
Lajme

SHBA anulon stërvitjen ushtarake me Korenë e Jugut

August 24, 2026
Ndahet nga jeta Dr. Drita Berisha, e para shqiptare në gastroenterologji dhe hepatologji
Lajme

Ndahet nga jeta Dr. Drita Berisha, e para shqiptare në gastroenterologji dhe hepatologji

August 24, 2026
 Kurti feston pavarësinë e Ukrainës pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd: Ndihma jonë s’ka qenë kurrë transaksion
Lajme

 Kurti feston pavarësinë e Ukrainës pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd: Ndihma jonë s’ka qenë kurrë transaksion

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?