By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Murphy reagon ndaj thirrjes që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republika Serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Murphy reagon ndaj thirrjes që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republika Serbe
Lajme

Murphy reagon ndaj thirrjes që SHBA-ja ta njohë pavarësinë e Republika Serbe

Momenti
Published: August 24, 2026

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Bosnjë dhe Hercegovinë, Michael Murphy, ka reaguar ndaj një shkrimi të autorit izraelit Jose Lev Alvarez, në të cilin argumentohet se administrata e Donald Trumpit duhet ta njohë pavarësinë e Republika Srpska, shkruan Telegrafi.

Artikulli i publikuar në Washington Examiner mban titullin “Lëreni Bosnjën të shpërbëhet: Pse Donald Trump duhet ta njohë Republikën Serbe të pavarur”.

Murphy pretendon se shkrimi është pjesë e përpjekjeve më të gjera lobuese për të ndryshuar narrativën rreth Bosnjë dhe Hercegovinës në Washington, raporton Klix.ba.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, gjatë vitit të fundit janë publikuar një numër “analizash” për Bosnjën, shumë prej të cilave, siç pretendon ai, janë shkruar nga lobistë të paguar për të promovuar mite etnonacionaliste dhe dezinformata për vendin dhe historinë e tij.

Megjithatë, Murphy e cilësoi shkrimin e Alvarez si më ekstrem se të tjerët.

“Ky ‘shkrim analitik’ është bindshëm më i çmenduri”, ka deklaruar ish-ambasadori amerikan.

Murphy, me ironi, tha se nga artikulli mund të nxirren edhe disa ide, duke përmendur mundësinë që anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës të propozojnë njohjen e Kosovës, si dhe t’u ofrojnë Shteteve të Bashkuara mundësinë për krijimin e një baze ushtarake në vend.

“Disa anëtarë të Presidencës së B&H ndoshta mund të përpiqen të zbatojnë disa nga idetë e tij duke propozuar një vendim që B&H të njohë Kosovën, si dhe një vendim tjetër që do t’u ofronte SHBA-ve një bazë në B&H. Forcat amerikane mund të ktheheshin në Tuzla, ku ishin të stacionuara për vite me radhë pas luftës, ose të krijonin një bazë në Brçko. Të dyja do të ishin në kohën e duhur”, shtoi ish-ambasadori i SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, forcat amerikane mund të riktheheshin në Tuzla, ku kishin qenë të stacionuara për vite pas luftës, ose të krijonin një bazë në Brçko.

Në artikullin e tij, Alvarez argumenton se SHBA-ja duhet ta njohë pavarësinë e Republika Serbe, ndërsa ndër pretendimet e tij është se serbët janë “të bllokuar në një shtet artificial” dhe se eksperimentet multietnike në Ballkan kanë dështuar.

Klix.ba thekson se nuk është konfirmuar nëse shkrimi është pjesë e aktiviteteve lobuese të lidhura me kompani të paguara nga Qeveria e Republika Srpska, pasi publikimi nuk përmban ndonjë tregues të qartë se bëhet fjalë për përmbajtje të sponsorizuar.

source

You Might Also Like

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA
Arben Mustafa: Kurtit s’i paska bërë përshtypje riparimi i vagonëve në Serbi, VV dikur rrokulliste kamionët me produkte serbe
Ministrja Rizvanolli e pranon se vagonët janë riparuar në Serbi, por thotë se ka ndodhur edhe në vitin 2017
Blerta Deliu: Kurti paska qenë i informuar qysh në vitin 2024 për riparimin e vagonave ne Serbi, ka heshtur
Kosova kryeson listën, mbi 7,300 kosovarë me leje qëndrimi në Shqipëri

LEXO GJITHASHTU

Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër
Vazhdon rritja e çmimeve të karburanteve, dizeli mbi 100 denarë për litër
TOP Momenti
Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
Jashari: Deputetët e LVV-së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët, Kuvendi duhet të konstituohet
TOP Momenti
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
23 mbetje mortore në Zubin Potok, Kurti: Numri përkon me “Grupin e intelektualëve”
TOP Momenti
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
Pretendimet se Trainkos dërgoi vagonë për riparim në Serbi, reagon Rizvanolli
TOP Momenti
Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj
Pamje nga shtëpia ku ndodhi tragjedia në Kërvasari të Malishevës e ku dyshohet se një grua shtatzënë u vra nga burri i saj
TOP Momenti

You Might Also Like

Gjermania korrigjon hartën e Kosovës në Shërbimin Meteorologjik
Lajme

Gjermania korrigjon hartën e Kosovës në Shërbimin Meteorologjik

August 24, 2026
Danubi po thahet. Evropa ende nuk ka asnjë plan
Lajme

Danubi po thahet. Evropa ende nuk ka asnjë plan

August 24, 2026
SHBA anulon stërvitjen ushtarake me Korenë e Jugut
Lajme

SHBA anulon stërvitjen ushtarake me Korenë e Jugut

August 24, 2026
Ndahet nga jeta Dr. Drita Berisha, e para shqiptare në gastroenterologji dhe hepatologji
Lajme

Ndahet nga jeta Dr. Drita Berisha, e para shqiptare në gastroenterologji dhe hepatologji

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?