By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO
TOP Momenti

BDI: Katër muaj heshtje nga Burim Latifi për dëmin prej 19,3 milion euro, deri ku ka arritur Prokuroria dhe Antikorrupsioni për skandalin në MEPSO

Momenti
Published: August 24, 2026

Nga BDI thonë se kanë kaluar pothuajse katër muaj që kur ngritën publikisht alarmin për rastin në MEPSO dhe kërkuan përgjegjësi nga drejtori Burim Latifi.

Sipas BDI-së, në procedurën paraarbitrale para DAB-it, MEPSO humbi rastin në një shumë prej rreth 19,3 milionë eurosh, ndërsa vendimi ishte në favor të kompanisë paraprake “Energoinvest”. Tani çështja po zhvendoset në arbitrazh, ku ndërmarrja shtetërore duhet të mbrojë pozitat dhe pretendimet e saj pas një rezultati të pafavorshëm në fazën paraprake.

Your browser does not support the video tag.

“Në të njëjtën kohë, MEPSO ka lidhur kontratë të re me miliona euro me konsorciumin e udhëhequr nga “Dalekovod”, pjesë e të cilit janë “Kodar Energomontaža” nga Beogradi dhe “Elnos BL” nga Banja Luka. Pikërisht për këtë të fundit në opinion janë ngritur akuza për afërsi me qarqe të lidhura me Milorad Dodikun”.

“Prandaj pyesim publikisht: pse VLEN-i po lejon që edhe një segment strategjik i sektorit energjetik të lidhet me kompani nga Serbia dhe Republika Serpska, ndërkohë që qytetarët përballen me pasojat financiare të vendimeve të drejtuesve të tyre? Kush mori vendim për ndërprerjen e kontratës paraprake, kush e vlerësoi rrezikun juridik dhe financiar dhe kush do të mbajë përgjegjësi nëse shteti pëson dëme të tjera në arbitrazh?”.

“Por sot pyetja nuk është vetëm për Burim Latifin. Ku është Prokuroria Publike dhe ku është Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit? Katër muaj më parë kërkuam publikisht që institucionet kompetente ta hetojnë rastin. Opinioni ka të drejtë të dijë: a është hapur lëndë, cilat veprime janë ndërmarrë dhe a po hetohen kontratat, vendimet dhe përgjegjësia eventuale për dëmin financiar?”.

“Burim Latifi mund të zgjedhë heshtjen, por 19,3 milionë euro kundërkërkesa të rrëzuara në fazën paraarbitrale dhe një kontratë e re milionëshe me një konsorcium ku marrin pjesë kompani nga Beogradi dhe Banja Luka nuk mund të kalojnë në heshtje”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Gjendet drogë e fshehur në ushqime në paraburgimin e 313 në Tiranë, dyshohet për hashash dhe kokainë
Kurti kujton takimin e fundit me Eqrem Kryeziun: Përveç si politikan dha kontribut të madh edhe në arsim
E mitura që ra nga kati i gjashtë i një banese në Pejë, nga QKUK tregojnë për gjendjen e saj
Dosja e Prokurorisë: Kë shantazhoi Fatmir Sheholli me publikim të video-incizimeve?
Përplasen dy kamionë në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar

LEXO GJITHASHTU

Një skulpturë 11-mijëvjeçare e një figure njerëzore ulur mbi një leopard zbulohet në Turqi
Një skulpturë 11-mijëvjeçare e një figure njerëzore ulur mbi një leopard zbulohet në Turqi
Lajme
Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Sveçla pret shefin e ri të EULEX’it Lopes – E falënderon për ndihmën gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Lajme
OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Skender Llugiqit i largohet anëtarësia
OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Skender Llugiqit i largohet anëtarësia
Lajme
Propozimi i bujshëm në majën e Empire State: Mes puthjeve dhe përqafimeve, çifti i famshëm del para Gjykatës
Propozimi i bujshëm në majën e Empire State: Mes puthjeve dhe përqafimeve, çifti i famshëm del para Gjykatës
Lajme
Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu ngushëllon familjen: Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar
Vdekja e Eqrem Kryeziut, Haxhiu ngushëllon familjen: Kosova humbi një intelektual dhe veprimtar të shquar
Lajme

You Might Also Like

Situata me fruthin, vetëm gjatë javës së fundit 10 raste të reja
TOP Momenti

Situata me fruthin, vetëm gjatë javës së fundit 10 raste të reja

August 25, 2026
MF: Për herë të parë provim nacional dhe certifikim i revizorëve të brendshëm në sektorin publik
TOP Momenti

MF: Për herë të parë provim nacional dhe certifikim i revizorëve të brendshëm në sektorin publik

August 25, 2026
Vdekjet në vendin e punës, Sindikata e Re e KEK-ut zhvillon aksion simbolik në Prishtinë [foto]
TOP Momenti

Vdekjet në vendin e punës, Sindikata e Re e KEK-ut zhvillon aksion simbolik në Prishtinë [foto]

August 25, 2026
“Bëri një skandal vite më parë”, banorët e zonës për krimin brenda familjes në Lushnjë: Dalladaku qëlloi me çifte drejt shtëpive të fshatit, por me prindërit sillej mirë
TOP Momenti

“Bëri një skandal vite më parë”, banorët e zonës për krimin brenda familjes në Lushnjë: Dalladaku qëlloi me çifte drejt shtëpive të fshatit, por me prindërit sillej mirë

August 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?