By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban
Lajme

BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban

Momenti
Published: August 24, 2026

Pesë vite pas rikthimit të talebanëve në pushtet në Afganistan, një reportazh i BBC-së ka zbardhur disa prej realiteteve me të cilat përballen gratë dhe mënyrën se si ish-komandantë të luftës janë shndërruar në zyrtarë të rëndësishëm të regjimit. Një nga rastet më tronditëse është ai i një 18-vjeçareje, e identifikuar me pseudonimin Toumba, e cila kërkon divorc nga bashkëshorti i saj. E reja, e mbuluar plotësisht me niqab dhe syze dielli, deklaron se është abuzuar dhe rrahur për muaj të tërë dhe se nuk dëshiron të vazhdojë më martesën.

Ajo përballet me Abdullah Sarkhandin, ish-komandant taleban dhe aktualisht zyrtar i lartë në Afganistanin verior. Sarkhandi përpiqet fillimisht ta bindë të qëndrojë në martesë, duke e paralajmëruar se pas divorcit mund ta ketë të vështirë të gjejë një bashkëshort tjetër.

Your browser does not support the video tag.

Por 18-vjeçarja i përgjigjet se vendimin e ka marrë dhe se “nderi dhe dinjiteti” i saj tashmë janë shkatërruar nga dhuna që ka përjetuar. Sipas reportazhit të BBC-së, bashkëshorti i saj kërkon një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të dhënies së pëlqimit për divorcin. Familja e vajzës refuzon ta paguajë shumën dhe babai i saj thotë se do ta çojë çështjen në gjykatë, edhe pse divorci për një grua është jashtëzakonisht i vështirë në sistemin gjyqësor të kontrolluar nga talebanët.

Në një tjetër moment të reportazhit, Sarkhandi shprehet në mënyrë denigruese për gratë, duke thënë para zyrtarëve, truprojave dhe pleqve se ato janë “pa tru” dhe u mungon inteligjenca. Deklarata shoqërohet me të qeshura nga të pranishmit.

Nga komandant lufte në zyrtar të lartë
Historia e Sarkhandit tregon edhe rrugëtimin e disa prej figurave që sot janë pjesë e administratës talebane. Ai ishte komandant gjatë periudhës së parë të pushtetit të talebanëve në vitet ’90 dhe u dorëzua në vitin 2001, pas ndërhyrjes së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja. Më pas ai u mbajt për vite në burgun e Guantanamos. Pas rikthimit të talebanëve në pushtet në vitin 2021, ai u emërua guvernator në Bamiyan dhe më pas në Jowzjan. Sipas BBC-së, së fundmi ka marrë një detyrë si zëvendëskomandant i një korpusi ushtarak në Kunduz. Sarkhandi nuk shfaq pendesë as për shkatërrimin e statujave gjigante të Budës në Bamiyan në vitin 2001. Ai deklaron se i ka shkatërruar vetë dhe se veprimet e talebanëve ishin, sipas tij, në përputhje me vullnetin dhe ligjin e Zotit.

Ish-përgjegjësi i sulmeve vetëvrasëse, sot në administratën e burgjeve
BBC ka takuar gjithashtu Habibullah Badr, një tjetër ish-luftëtar taleban. Ai pranon se gjatë luftës ishte përgjegjës për operacionet vetëvrasëse me bomba në Kabul. Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, Badr u përfshi në administratën shtetërore dhe u bë zëvendësguvernator përgjegjës për burgjet në të gjithë vendin. Madje, ai përfundoi duke drejtuar të njëjtin burg ku kishte qenë i burgosur dhe i dënuar me vdekje nga qeveria e mëparshme. Gjatë një aktiviteti publik në nder të tij, një qytetar ngriti çështjen e arsimimit të vajzave dhe kërkoi që shkollat të rihapen. Kërkesa shkaktoi një moment të sikletshëm dhe mikrofoni iu hoq.

Burri më vonë i tha BBC-së se kishte edhe të tjera gjëra për të thënë, por nuk u lejua të vazhdonte. Ai argumentoi se kërkimi i dijes është një detyrim fetar si për burrat, ashtu edhe për gratë.

Gratë vazhdojnë të përballen me kufizime
Reportazhi thekson se pesë vite pas rikthimit të talebanëve, gratë afgane vazhdojnë të përballen me kufizime të rënda në jetën e përditshme. Atyre u ndalohet të ndjekin universitetet, përballen me kufizime të mëdha në punësim dhe nuk kanë të njëjtën liri lëvizjeje dhe akses në hapësirat publike si burrat. BBC e pyeti zëdhënësin e qeverisë talebane, Zabihullah Mujahid, për premtimet e bëra në vitin 2021, kur talebanët deklaronin se gratë do të mund të punonin dhe studionin brenda një kuadri të përcaktuar. Mujahid argumentoi se talebanët janë të përkushtuar ndaj të drejtave të grave dhe lirisë së shprehjes, por gjithçka duhet të zhvillohet “brenda kornizës së Sheriatit”.

Për çështjen e arsimit të vajzave, ai tha se çështja mbetet për t’u zgjidhur dhe se çdo vendim duhet të jetë në përputhje me interpretimin e Sheriatit nga talebanët. Reportazhi i BBC-së paraqet kështu një Afganistan ku ish-komandantë dhe ish-luftëtarë të një lufte të gjatë tashmë mbajnë poste shtetërore, ndërsa për shumë gra, premtimet për një shoqëri më gjithëpërfshirëse pas vitit 2021 janë ende larg realitetit.

The post BBC sjell dëshmi tronditëse për jetën e grave në Afganistan, çfarë ndodhi kur një 18-vjeçare kërkoi divorc para një guvernatori taleban appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Njw kombi me targa e serbe e një e-mail, Daut Haradinaj paralajmëron edhe një video për riparimin e vagonëve në Serbi
14 vjeçarja në Shtime gjen portofolin me 260 euro, e dorëzon në Polici
Jashari: Deputetët e LVV’së ta respektojnë mandatin që ua kanë dhënë qytetarët
Joe dhe Shirley DioGuardi marrin shtetësinë e Kosovës
Njw punëtor 49 vjeçar vdes pasi bie nga ndërtesa në Veternik të Prishtinës, nisin hetimet

LEXO GJITHASHTU

Oltion Bilalli është “Ylli i javës” në Superligë për xhiron e dytë
Oltion Bilalli është “Ylli i javës” në Superligë për xhiron e dytë
TOP Momenti
Haxhiu, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, takon gazetarët ukrainas: Kosova do të vazhdojë të qëndroj përkrah Ukrainës
Haxhiu, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, takon gazetarët ukrainas: Kosova do të vazhdojë të qëndroj përkrah Ukrainës
TOP Momenti
Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së
Mbetje mortore të 23 personave u gjeten në tri varre masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së
TOP Momenti
Kurti po merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në e Zubin Potoku
Kurti po merr pjesë në prezantimin e raportit për gërmimet në e Zubin Potoku
TOP Momenti
Kuvendi del me reagim: Nuk paguhet sigurim privat për deputetët
Kuvendi del me reagim: Nuk paguhet sigurim privat për deputetët
TOP Momenti

You Might Also Like

Ish-deputeti i VV’së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim
Lajme

Ish-deputeti i VV’së: E kam informuar Kurtin për kontratën për renovimin e vagonëve në Serbi, u përballa me injorim

August 24, 2026
Deputetja e Aleancës: Afrim Bunjakut i shkuan në varrim, e në anën tjetër i ndreqin vagonat në Serbi
Lajme

Deputetja e Aleancës: Afrim Bunjakut i shkuan në varrim, e në anën tjetër i ndreqin vagonat në Serbi

August 24, 2026
Haxhiu: Deputeti i betuar Kurti është uzurpues serik i institucioneve, po e mban të bllokuar Kuvendin
Lajme

Haxhiu: Deputeti i betuar Kurti është uzurpues serik i institucioneve, po e mban të bllokuar Kuvendin

August 24, 2026
Një çift bashkëshortor gjendet i plagosur në Malishevë, gruaja vdes në QKUK
Lajme

Një çift bashkëshortor gjendet i plagosur në Malishevë, gruaja vdes në QKUK

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?