By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AAK-ja e konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe bartës të listës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AAK-ja e konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe bartës të listës
TOP Momenti

AAK-ja e konfirmon Ardian Gjinin kandidat për kryeministër dhe bartës të listës

Momenti
Published: May 11, 2026

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së ka mbajtur mbledhje, ku janë marrë vendime të rëndësishme për procesin zgjedhor dhe organizimin e partisë.

Sipas Haradinajt, në këtë takim është miratuar me shumicë votash kandidatura e Ardian Gjini si bartës i listës dhe mandatar për kryeministër nga AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme, si dhe lista e kandidatëve për deputetë.

“Në këtë takim, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe mandatar për të udhëhequr me qeverinë e vendit që do të dalë pas zgjedhjeve, si dhe listën e kandidatëve për deputetë”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai njoftoi po ashtu se Këshilli ka miratuar edhe ndryshime statutare, të cilat sipas tij do ta bëjnë partinë më dinamike, transparente dhe më të hapur ndaj proceseve demokratike të brendshme.

Haradinaj tha se këto ndryshime i paraprijnë Kuvendit Zgjedhor të AAK-së, i cili do të mbahet më 24 maj, ndërsa shtoi se përgatitjet për këtë proces tashmë kanë përfunduar.

Gjatë mbledhjes, sipas tij, është diskutuar edhe për mobilizimin e degëve të partisë në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“AAK është gati për garën zgjedhore dhe mbetet e përkushtuar që përmes listës së saj fituese, t’u ofrojë qytetarëve alternativën më të qëndrueshme për qeverisjen e vendit”, ka theksuar Haradinaj.

You Might Also Like

Përleshje me armë e thikë në Veternik, dy të lënduar dhe tetë të arrestuar
​Vizita në SHBA, kryeministri Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”
Mëngjes i freskët, ditë me diell – parashikimi i motit për sot
Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21

LEXO GJITHASHTU

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje
Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje
Lajme
Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse
Rafuna: Inflacioni ka arritur në 7.2%, Qeveria duhet urgjentisht të përgatisë një paketë ndihmëse
Lajme
Pensionistët në Zvicër marrin pensionin e 13-të në dhjetor, ja sa pritet të jetë
Pensionistët në Zvicër marrin pensionin e 13-të në dhjetor, ja sa pritet të jetë
Lajme
Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit 16 vjet më parë
Fatmir Sejdiu dha dorëheqje nga posti i presidentit 16 vjet më parë
Lajme
Trump refuzon propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Irani thotë se po pret qëndrimin përfundimtar të SHBA-së
Trump refuzon propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Irani thotë se po pret qëndrimin përfundimtar të SHBA-së
Lajme

You Might Also Like

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
TOP Momenti

Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve

September 27, 2026
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
TOP Momenti

Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë

September 27, 2026
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
TOP Momenti

Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve

September 27, 2026
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK
TOP Momenti

Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK

September 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?