By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U refuzua nga PDK-ja, Hamza flet për Limajn
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U refuzua nga PDK-ja, Hamza flet për Limajn
TOP Momenti

U refuzua nga PDK-ja, Hamza flet për Limajn

Momenti
Published: May 11, 2026

Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputetë.

Pas mbledhjes së kryesisë së partisë, Hamza tha se PDK-ja ka pranuar një letër nga Limaj, përmes së cilës është ofruar mbështetja e Nismës për PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

Your browser does not support the video tag.

“E presim dhe e mirëpresim kontributin që do të japë Fatmir Limaj dhe Nisma Socialdemokrate… Kësaj radhe nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, ka thënë Hamza. “Sigurisht se z. Limaj në të ardhmen, në procese të rregullta të brendshme zgjedhore, është i mirëpritur të jetë pjesë e PDK-së. Sa i përket garimit në këtë listë, është qëndrim i përgjithshëm që fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje për PDK-në, vullnet i mirë nga ana e Nismës Socialdemokrate, pastaj në zgjedhjet e ardhshme do t’i trajtojmë në mënyrë të duhur. Kësaj radhe Limaj s’do të jetë pjesë e listës së PDK-së”, u shpreh Hamza.

Ai sqaroi se Limaj nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së.

Your browser does not support the video tag.

“Për korrektësi ndaj jush, Limaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të PDK-së për deputetë. Ky ka qenë edhe vullneti i tij, pasi në letrën e dërguar ai nuk ka kërkuar të jetë pjesë e listës, por ka ofruar mbështetjen e subjektit të tij për rrugëtimin tonë të përbashkët”, u shpreh Hamza.

Hamza komentoi edhe praktikën e partive politike për nominimin e kandidatëve për kryeministër, duke thënë se në zgjedhje të gjithë fillimisht garojnë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Zgjedhjet mbahen për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ne të gjithë garojmë për një vend në ulëset për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është bërë një trend që të nominalizohet një kandidat për kryeministër, ndërsa realisht të gjithë garojmë fillimisht për deputetë”, tha ai.

Sipas Hamzës, çështjet që lidhen me postet qeveritare varen nga rezultati zgjedhor dhe marrëveshjet politike që mund të arrihen pas zgjedhjeve./Telegrafi.

You Might Also Like

Dita e 28-të, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, protestuesi: Do të krijojmë Kuvend Kombëtar, 500 kandidatë potencialë
Konjufca në Forumin e Dubrovnikut: Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik
9 raste kur nuk duhet të pini ujë
​Vuçiq kërcënon një ditë para Vidovdanit me ushtri, thotë se nuk heqin dorë nga Kina e Rusia
Imazhet satelitore tregojnë dëme në aeroportin kryesor të Venezuelës

You Might Also Like

Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror
TOP Momenti

Çalhanoglu merr përgjegjësinë pas eliminimit të Turqisë në Botëror

June 27, 2026
​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

​Arrihet marrëveshja “one stop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

June 27, 2026
Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses
TOP Momenti

Komandanti i zjarrfikësve në Prishtinë, Gashi: Kolegët dhanë maksimumin dhe arritën ta shuajnë zjarrin me sukses

June 27, 2026
Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë
TOP Momenti

Ekipe shtesë kërkim-shpëtimi mbërrijnë në Venezuelë

June 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?