By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik
TOP Momenti

“Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik

Momenti
Published: May 11, 2026

Strukturat paralele serbe në Kosovë i mbajnë serbët lokalë të varur politikisht dhe ekonomikisht, duke i përdorur për tubime e interesa politike, ndërsa i lënë pa mbështetje sapo kërkojnë të drejtat e tyre elementare.

Kështu ka thënë Krsta Stojkoviq, një serb nga fshati Moçar i Poshtëm i Kamenicës, i cili ka rrëfyer publikisht mënyrën se si, strukturat paralele serbe në Kosovë i trajtojnë serbët lokalë vetëm si instrument politik dhe jo si qytetarë me të drejta.

Your browser does not support the video tag.

Ai në një intervistë me video për Qendrën mediale të Çagllavicës, thotë se kishte punuar për gati tri vite në komunën paralele serbe në Kamenicë, fillimisht me dy kontrata njëvjeçare dhe më pas për nëntë muaj pa kontratë fare, ndërsa pagën e merrte rregullisht. Problemet nisën kur kërkoi të drejtën për një kontratë të përhershme, pasi, sipas tij, ligjërisht i takonte.

“Zbulova se kisha të drejtë për një marrëdhënie pune të përhershme… dhe pasi e kërkova këtë, më pushuan nga puna”, thotë ai.

Your browser does not support the video tag.

Sipas rrëfimit të tij, nga 1 maji iu ndërpre puna pa asnjë vendim zyrtar apo dokument me shkrim.

“Nuk më dhanë asgjë në dorë… vetëm më thanë në telefon të mos paraqitesha më në punë”, deklaron Stojkoviq.

Por pjesa më e rëndë e dëshmisë së tij lidhet me presionin politik që, sipas tij, ushtrohej ndaj punëtorëve serbë në sistemin paralel serb në Kosovë.

Ai thotë se për të ruajtur vendin e punës, detyrohej të merrte pjesë në tubime politike të organizuara nga Serbia në qytete të ndryshme.

“Më duhet gjithmonë të lyp, të gjunjëzohem… Na mbajnë, na kopjojnë, na trajtojnë si dele. Ka tubim në Vranjë, ka tubim në Beograd, ka tubim kudo… dhe ne duhet të shkojmë sepse duhet të mbrojmë pagat tona”, shprehet ai.

Në një tjetër deklaratë, Stojkoviq thotë se ndjeu se familja e tij po përdorej vetëm për interesa politike.

Serbi që u la pa punë nga sistemi paralel serb pasi kërkoi të drejtat e tij, thotë se serbët e Kosovës trajtohen si dele nga sistemi paralel dhe pushteti në Serbi.

“Më vjen inat që na trajtojnë sikur jemi dele, ejani këtu, ejani atje… çdo gjë që na hedhin mbi kokë duhet ta bëjmë”, deklaron ai.

Ai rrëfen edhe gjendjen e rëndë ekonomike të familjes së tij me tre fëmijë, duke thënë se jetonin vetëm me një pagë dhe ndihmën për fëmijët. Sipas tij, kishte marrë kredi për të mobiluar shtëpinë që i ishte ndërtuar nga Zyra për Kosovën në Serbi, por pa kontratë pune nuk mund të siguronte stabilitet financiar.

Në fund, i zhgënjyer nga trajtimi që thotë se mori nga strukturat serbe, Stojkoviq deklaron se kishte menduar madje t’i regjistronte fëmijët në shkolla shqipe.

“Do t’i regjistroj direkt te shqiptarët”, thotë ai në rrëfimin e tij, raporton GazetaExpress.

You Might Also Like

Belgjika mund të eliminohet në fazën e grupeve
Spanja duhet fituar ndaj Uruguait për vendin e parë në grup
Gashi: Të shkojmë në zgjedhje brenda LDK-së, për t’u bashkuar rreth një lidershipi të ri
QMK: Një zjarr është shuar, dy janë aktiv
Arben Gashi kërkon zgjedhje të reja në LDK: Zgjidhja është një lidership i ri

You Might Also Like

Temperaturat e larta, AUV bën thirrje për kujdes në ruajtje të ushqimeve
TOP Momenti

Temperaturat e larta, AUV bën thirrje për kujdes në ruajtje të ushqimeve

June 26, 2026
Rokas: BE-ja mbështet vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por të rëndësishme janë edhe çështja e pakicave etnike
TOP Momenti

Rokas: BE-ja mbështet vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por të rëndësishme janë edhe çështja e pakicave etnike

June 26, 2026
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
TOP Momenti

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

June 26, 2026
LSDM: Mickoski më në fund e pranoi se nuk mund të ketë ndryshim në kornizën negociuese me BE-në
TOP Momenti

LSDM: Mickoski më në fund e pranoi se nuk mund të ketë ndryshim në kornizën negociuese me BE-në

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?