By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit? Juristët ndahen në dysh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit? Juristët ndahen në dysh
TOP Momenti

Kur përfundon mandati i ushtruesit të detyrës së Presidentit? Juristët ndahen në dysh

Momenti
Published: August 23, 2026

Kur përfundon mandati i ushtrimit të detyrës së Presidentit të Kosovës? Përgjigjja nuk është e njëjtë për të gjithë juristët.

Në një kohë kur Kosova vazhdon të mbetet pa një president të zgjedhur, një tjetër debat kushtetues po merr formë rreth kohëzgjatjes së mandatit të ushtruesit të detyrës së Presidentit.

Your browser does not support the video tag.

Në thelb të debatit është pyetja nëse, pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit dhe konstituimit të Kuvendit të ri, gjashtëmujori duhet të nisë nga e para për kryetarin e ri të Kuvendit që merr detyrën e ushtruesit të presidentit, apo nëse ky afat nis të llogaritet nga 4 prilli, dita kur ish presidentja Vjosa Osmani e përfundoi mandatin.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, dhe ish-gjyqtari i kësaj gjykate, Kadri Kryeziu, konsiderojnë se pas konstitutimit të Kuvendit, kryetari i ri i legjislativit që do të ushtrojë edhe detyrën e presidentit mund ta nisë nga zero afatin gjashtëmujor.

Por ndryshe e sheh hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gëzim Shala, i cili thotë se afati për ushtrimin e detyrës së presidentit lidhet me pozitën dhe jo me individin. Andaj sipas tij, më 5 tetor përfundon afati gjashtë mujor për ushtrimin e detyrës së presidentit dhe pas kësaj date nëse s’ka president të zgjedhur vendi hyn në një teren të pashkelur juridikisht.

Ndërkohë, neni 90, paragrafi tre i Kushtetutës thotë se “posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e konsideron të qartë se zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit nënkupton edhe fillimin e një afati të ri gjashtëmujor për ushtrimin e detyrës së Presidentit.

Sipas Hasanit, interpretimi se afati përfundon në tetor është i gabuar. Ai e cilësoi këtë interpretim me një shprehje “Po flasin hashamet.”

“Edhe një të sqaroj se këtu i kam dëgjuar për fat të keq edhe të komunitetit juridik. Nëse zgjedhet kryetari i Kuvendit, nëse nuk është zonja Haxhiu, ai atë ditë e merr mandatin e ri gjashtë muaj. Nëse rikonfrimohet prapë zonja Haxhiu për kryetare të Kuvendit, mandati gjashtë mujor nis prej tash, jo prej kur e ka marrë. Nuk i përfundon mandati (në tetor) gabim e kanë. Kushdo qoftë që e thotë se po flasin hashament dhe këto janë të qarta”, deklaroi Hasani, në emisionin “Intervista e javës” në KosovaPress më 13 qershor.

Në të njëjtën linjë është edhe ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu. Sipas tij, në momentin që konstituohet Kuvendi dhe zgjidhet kryetari i ri, në mungesë të Presidentit të zgjedhur, ai automatikisht merr edhe detyrën e ushtruesit të Presidentit dhe nis një afat të ri gjashtëmujor.

“Nëse konstituohet parlamenti këto ditë dhe kryetari i ri merr detyrën dhe nuk ka president atëherë kryetari i ri fillon prej pikës zero. Pra ka gjashtë muaj ditë ka mandat të ushtruesit të detyrës…kryetari i ri i parlamentit nëse nuk ka president shteti bëhet në mënyrë automatike ushtrues detyre dhe ka mandatin gjashtë mujor”, thekson ai për KosovaPress.

Një interpretim krejt tjetër vjen nga hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi(IKD), Gëzim Shala. Sipas tij, dispozita kushtetuese nuk i jep secilit person që merr detyrën e kryetarit të Kuvendit, një afat të ri gjashtëmujor, por kufizon kohën gjatë së cilës posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit mund të ushtrohet.

Shala thotë se ndryshimi i personit që ushtron detyrën nuk e zgjat afatin kushtetues, derisa shton se më 5 tetor përfundon afati gjashtëmujor që kur Haxhiu ka marrë detyrën si ushtruese e detyrës së presidente.

Ai shton se nëse deri në atë kohë s’ka president të zgjedhur, Kosova do të hynte në një situatë të re, të cilën Kushtetuta nuk e rregullon shprehimisht dhe për të cilën, sipas Shalës, nuk ekziston as ndonjë standard i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

“Afati gjashtë mujor ndërlidhet me pozitën dhe jo me personin. Për këtë arsye, afati gjashtë mujor ka filluar të rrjedh qysh prej ditës kur ish presidentes i ka përfunduar mandati që është data 5 prill 2026. Në bazë të Kushtetutës, pozita e presidentes me ushtrues të detyrës mund të mbahet vetëm gjashtë muaj dhe ndryshimi i emrit nuk e zgjatë këtë mundësi që pozita të mbahet gjashtë muaj. Për këtë arsye me datën 5 tetor nuk kemi më president dhe është një teren i ri i pashkelur që nuk e rregullon Kushtetuta e Kosovës dhe nuk ka një standard të Gjykatës Kushtetuese sesi duhet të veprohet në këto raste. Në një situatë të tillë do të na çonte në një pamundësi si në mungesë të një bartësi institucional siç është presidenti për të shpallur zgjedhjet dhe për të dhënë mandatarin për qeverinë e re. Për këtë arsye është e rëndësishme që zgjedhja e presidentit të bëhet para kësaj date”, thekson ai.

Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar, pasi në dy tentimet e deritanishme nuk është arritur të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të përmbyllet procesi i konstituimit të Legjislaturës së 11-të.

Seanca konstituive po vazhdon të jetë në qendër të përplasjeve mes partive parlamentare, ndërsa dështimi për formimin e institucioneve po e zgjat krizën politike në vend. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike, në përpjekje për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja. Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë vazhduar aksionet politike për të kërkuar mbajtjen e seancës konstituive.

Kryeministri në detyrë, njëherësh lideri i LVV-së, Albin Kurti, është takuar të martën me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Pas takimit, të dy thanë se ka vullnet të dyanshëm për ta zgjedhur president një figurë unifikuese dhe konsensuale. Të njëjtit nuk përmendën emra, por thanë se do të diskutojnë në organet e brendshme partiake dhe pastaj, në takimin e radhës, do të paraqesin emra konkretë për president. Ndërkohë në këto diskutime nuk janë përfshirë Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca. /KP/

You Might Also Like

Ndryshojnë rregullat e punësimit, Shqipëria i hap dyert diasporës
Ngërçi politik vazhdon, por sinjalet për marrëveshje LVV-LDK po shtohen
Ethet e Nilit Perëndimor, AUV: Do të testohen shpendët e ngordhur
Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq: Si po goditën rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë
Lija e deleve shkakton dëme të mëdha materiale tek blegtorët në Maqedoni

LEXO GJITHASHTU

Igball Jashari: Ata që e fyen Bacën Rifat nuk janë njerëz
Igball Jashari: Ata që e fyen Bacën Rifat nuk janë njerëz
Lajme
Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë
Mero Baze: 36 vite pas diktaturës, Shqipëria ndryshoi, por politika vazhdon të funksionojë me të njëjtën logjikë
Lajme
Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
Janina Ymeri: Kurti u përfshi në politikë “nga inati, jo nga zelli për punë”
Lajme
Republika Demokratike e Kongos dhe rebelët e M23 bien dakord për planin e bisedimeve të paqes
Republika Demokratike e Kongos dhe rebelët e M23 bien dakord për planin e bisedimeve të paqes
Lajme
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
Vdekjet në vendin e punës, sindikalistët e KEK-ut nesër mbajnë mbledhje urgjente
Lajme

You Might Also Like

Plagosen me armë dy persona në Haraçinë
TOP Momenti

Plagosen me armë dy persona në Haraçinë

August 23, 2026
PDK sërish i dërgon letër Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti

PDK sërish i dërgon letër Deharit, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

August 23, 2026
Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës
TOP Momenti

Mbi 41 mijë qytetarë të Kosovë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion
TOP Momenti

Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?