By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese
Lajme

Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese

Momenti
Published: August 22, 2026

Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se, buxheti i ndarë për komunat do të arrijë 907 milionë euro do të shkojë në vitin 2027.

Krasniqi, duke i reaguar kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimit, ka thënë se, ‘’ Para se të akuzohet Qeveria se “po ua merr paratë komunave”, duhet të theksohet se këto mjete kanë shkuar të gjitha në komuna’’.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Le të jemi të qartë: këto mjete nuk u zhdukën dhe nuk u morën nga ministria. Ato përsëri u kthyen në komuna, përmes projekteve investuese që synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Sepse kështu e thotë ligji dhe kështu ka ndodhur’’, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.

Postimi:

Kur mungojnë faktet, mbeten vetëm akuzat. Kështu paska vepruar Sazan Ibrahimi, kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Që në krye të herës, më duhet ta përsëris një fakt esencial sa i përket mbështetjes për komunat, të cilin e tha ministri Murati para disa ditësh: 546 milionë euro e kemi gjetur në vitin 2021 buxhetin e ndarë për komunat, në 907 milionë euro do të shkojë në vitin 2027. Dhe kjo do të thotë rritje prej 66%.

Në anën tjetër, është e vështirë të pretendohet se mbrohen interesat e komunave nga dikush që nuk e kupton as legjislacionin që rregullon financat publike dhe funksionimin e pushtetit lokal. Para se të akuzohet Qeveria se “po ua merr paratë komunave”, duhet të theksohet se këto mjete kanë shkuar të gjitha në komuna. Pushteti lokal nuk mbrohet duke krijuar panik, e aq më pak duke dezinformuar.

Le të jemi të qartë: këto mjete nuk u zhdukën dhe nuk u morën nga ministria. Ato përsëri u kthyen në komuna, përmes projekteve investuese që synojnë përmirësimin e drejtpërdrejtë të jetës së qytetarëve. Sepse kështu e thotë ligji dhe kështu ka ndodhur.

Meqenëse bëhej fjalë kryesisht për komuna me kapacitete më të kufizuara njerëzore dhe administrative, ekzistonte rreziku që komunat përfituese të mos arrinin t’i shpenzonin të gjitha fondet brenda afateve të përcaktuara. Për këtë arsye, Qeveria, duke u mbështetur në legjislacionin për menaxhimin e financave publike, vendosi që 25% e mjeteve të mbetura të orientoheshin në një program tjetër investimesh.

Asociacioni duhet të jetë zë i të gjitha komunave, jo t’i trajtojë komunat në mënyrë selektive. Interesat e komunave mbrohen me investime e projekte zhvillimore, jo me deklarata puro politike.

Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo zë selektiv i disa prej tyre.

The post Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sinani godet Vuçiqin pas vizitës në Preshevë: Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë
Rastet tragjike, Sindikata e Re e KEK’ut menaxhmentit: Si është e mundur të mos ketë asnjë dorëheqje, turpi s’paska fund
Rinia e PDK’së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin
Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

LEXO GJITHASHTU

12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
12-vjeçarja rrihet në Mitrovicë, pamjet e dhunës sërish përfundojnë në rrjet
TOP Momenti
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti
Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave
Krasniqi: Buxheti për komunat është rritur 66%, Asociacioni të jetë zë i 38 komunave
TOP Momenti
“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës
“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës
TOP Momenti
“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
TOP Momenti

You Might Also Like

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje
Lajme

Komandanti i Shtabit të NATO’s në Sarajevë vjen në Kosovë, pritet nga Ulutash, KFOR jep detaje

August 22, 2026
VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën
Lajme

VV reagon pasi Haradinaj bëri propozimin për Thaçin President, deputeti Baloku e quan të humbur opozitën

August 22, 2026
Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
Lajme

Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit

August 22, 2026
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
Lajme

SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?