By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
TOP Momenti

Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane

Momenti
Published: August 22, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një takim me komunitetin arbëresh në San Marzano di San Giuseppe, në provincën e Tarantos.

Gjatë vizitës, Kreu i Shtetit u prit me nderime nga autoritetet drejtuese të institucioneve dhe banorët e San Marzanos. Fillimisht, Presidenti Begaj vendosi një kurorë pranë bustit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në shenjë nderimi për figurën që mishëron qëndresën, dinjitetin dhe lirinë e shqiptarëve.

Your browser does not support the video tag.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Begaj vlerësoi mënyrën se si komuniteti arbëresh ka ruajtur ndër shekuj gjuhën, kulturën, besimin, zakonet dhe traditat, duke u integruar njëkohësisht plotësisht në shoqërinë italiane.

“Italianët u hapën dyert. Shqiptarët sollën me vete pasurinë që askush nuk mund t’ua merrte, që lidhet me gjuhën, besimin, zakonet dhe kujtesën. Gjetën një atdhe të dytë, por nuk e humbën kurrë të parin”, u shpreh Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi se arbëreshët kanë qenë për pesë shekuj një urë e fuqishme mes dy vendeve dhe një nga themelet më të rëndësishme të miqësisë shqiptaro-italiane.

“Ata, për pesë shekuj, kanë lidhur të shkuarën me të tashmen, Shqipërinë me Italinë, kujtesën me të ardhmen”, deklaroi Presidenti.

Duke iu drejtuar komunitetit arbëresh, Presidenti Begaj vlerësoi përkushtimin e tij në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.

“Ju ruajtët gjuhën arbëreshe kur ajo nuk mësohej në shkolla; ruajtët zakonet kur rrethanat ndryshonin; ruajtët besimin, traditat dhe kujtesën duke i përcjellë ato brez pas brezi. Kështu, nuk ruajtët vetëm identitetin tuaj, por edhe një pjesë të identitetit të kombit shqiptar”, theksoi ai.

Presidenti Begaj nënvizoi se kjo trashëgimi nuk mund të mbijetojë vetëm përmes librave, ligjeve apo institucioneve, por duhet të jetojë në familje dhe në marrëdhëniet mes brezave.

“Një gjuhë nuk mbijeton vetëm në libra apo në ligje. Ajo mbijeton kur prindërit ua flasin fëmijëve dhe kur gjyshërit ua mësojnë nipërve. Një këngë nuk ruhet vetëm në skenën e një festivali, por kur këndohet në familje”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Duke folur për marrëdhëniet shqiptaro-italiane, Presidenti Begaj theksoi se ato sot janë ndër më të shkëlqyerat në nivelin gjeopolitik dhe strategjik, ndërsa nënvizoi rolin historik të komunitetit arbëresh në ndërtimin e kësaj miqësie.

“Por themeli i kësaj miqësie nuk u vendos në tryezat diplomatike të shekullit XXI. Ky themel u vendos shekuj më parë në vatrat arbëreshe”, deklaroi Presidenti, duke shtuar se arbëreshët i treguan shoqërisë italiane “se kush janë shqiptarët: njerëz të punës, të fjalës, të besës, të artit e kulturës”.

Kreu i Shtetit u ndal veçanërisht te rëndësia e ruajtjes dhe përcjelljes së gjuhës arbëreshe te brezat e rinj, duke apeluar që ajo të mos mbetet vetëm një gjuhë e kujtesës.

“Arbërishtja nuk mund të mbetet vetëm gjuhë e kujtesës, por edhe e të sotmes dhe të ardhmes, e jetës praktike dhe e ndërlidhjes midis gjeneratave”, u shpreh Presidenti Begaj.

Ai nënvizoi se mbrojtja e kësaj trashëgimie është një përgjegjësi e përbashkët e komuniteteve, institucioneve, universiteteve, medias, Shqipërisë, Kosovës dhe diasporës.

“Kjo është përgjegjësia jonë. Përgjegjësi që duhet të marrim së bashku: jo vetëm të nderojmë atë që arbëreshët kanë ruajtur për shekuj, por të krijojmë kushtet edhe sot që kjo pasuri të vazhdojë të jetojë, të njihet dhe të frymëzojë”, deklaroi Kreu i Shtetit.

You Might Also Like

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil

LEXO GJITHASHTU

Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
Anulimi i takimit Kurti -Ulutash, cilat janë pozicionet e NATO’s, BE’së dhe Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit
Lajme
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
SHBA vendos tarifa 50% ndaj Kanadasë, kryeministri kanadezë premton kundërpërgjigje “dollar për dollar”
Lajme
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, Policia arreston edhe të dyshuarin e katërt, detaje
Lajme
Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Lajme
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Lajme

You Might Also Like

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë
TOP Momenti

160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë

August 22, 2026
“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
TOP Momenti

“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje

August 22, 2026
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
TOP Momenti

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

August 22, 2026
U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma
TOP Momenti

U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?