By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
TOP Momenti

Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë

Momenti
Published: August 22, 2026

Sistemi për pagesën e gjobave të detektuara automatikisht nga sistemi “Safe City” e që kanë të bëjnë me shtetasit e huaj filloi të zbatohet në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Mirëpo, është vetëm çështje ditësh kur e njëjta do të fillojë të aplikohet edhe në vendkalimet tjera kufitare, përfshirë edhe Bllacën,.

Ministria e Punëve të Brendshme po bën përgatitje për vendosjen e këtij sistemi edhe në vendkalimet e tjera kufitare me qëllim që shtetasit e huaj të cilët kanë kryer shkelje në komunikacion në territorin e vendit të mund të kryejnë pagesat gjatë daljes nga shteti. Nga MPB deri tani nuk kanë bërë të ditur se sa gjoba janë paguar nga 19 gushti deri më sot në Tabanoc por ky numër ka tejkaluar shifrën prej 1 mijë gjobave.

Your browser does not support the video tag.

Për të lehtësuar procedurën e pagesës së gjobave, Ministria e Punëve të Brendshme ka vënë në funksion aplikacionin “Qyteti i Sigurt” (safecountry.mvr.gov.mk).

Aplikacioni shërben vetëm për shtetasit e huaj, përkatësisht për pronarët dhe shoferët e makinave me targa të huaja. Përmes aplikacionit shtetasit e huaj do të munden të marrin informacione për shkelje në komunikacion, të marrin procesverbalin e shkeljes si dhe të paguajnë gjobat në formë elektronike. Nevojitet që shoferi të fotografojë pasaportën dhe të shkruajë targën e makinës.

“Pas hyrjes, nevojitet që shoferi të fotografojë apo të skanojë pasaportën dhe të vendosë regjistrimin e veturës apo veturave të cilat i shfrytëzon në shtetin tonë. Në këtë mënyrë, shoferët e huaj të cilët me veturat e tyre do të kryejnë shkelje në komunikacion në territorin e tërë shtetit do të munden që në kohë të informohen dhe të rregullojnë obligimin e tyre pa pasur nevojë që më tej të ndalojnë në vendkalimet kufitare”, tha Goce Andreevski – Zëdhënës i MPB.

Për shkak ndalimit për pagesë të gjobave, në vendkalimin kufitar në Tabanoc dy ditë me radhë janë krijuar kolona kilometrike. Pritje deri në dy orë janë regjistruar edhe në sportelet për pagesë të gjobave pasi procedura siç ankoheshin shtetasit e huaj, ka qenë e ndërlikuar dhe aplikacioni nuk ka punuar siç duhet. Siç njoftoi dje ministri i brendshëm Pançe Toshkovski, në vendkalimin kufitar janë instaluar kamera të mençura të cilat detektojnë veturat që janë kapur nga sistemi “Safe City” dhe u jep sinjal policëve.

You Might Also Like

Begaj: Arbëreshët, ura e gjallë e miqësisë historike shqiptaro-italiane
KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë
“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje

LEXO GJITHASHTU

Lladrovci: Të fillojë numërimi mbrapa edhe për krijimin e institucioneve të shtetit
Lajme
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Aleanca nesër zhvillon aktivitet simbolik para qeverisë së Kosovës
Lajme
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte
Takimi i paralajmëruar Kurti- Ulutas, Vuçiq: Po japin sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë, do flas me Rutte
Lajme
Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
Lajme
Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Lajme

You Might Also Like

U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma
TOP Momenti

U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma

August 22, 2026
​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna
TOP Momenti

​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna

August 22, 2026
Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc
TOP Momenti

Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc

August 22, 2026
Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President
TOP Momenti

Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?