By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Mos bëni zhurmë se…” – krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Mos bëni zhurmë se…” – krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin
TOP Momenti

“Mos bëni zhurmë se…” – krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin

Momenti
Published: August 22, 2026

Po zbardhen dëshmitë e të gjithë personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë ndodhur në Ksamil, ku mbeti i vrarë më thikë një turist portugez, 20-vjeçari Luis Miguel Varela Mendes, ndërsa si autor akuzohet Sokrat Vata.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, miqtë e turistit kanë treguar versionin e tyre të asaj çfarë ka ndodhur mbrëmjen e krimit në resortin ‘Principote’ në Ksamil.

Your browser does not support the video tag.

Një prej miqve të viktimës tregon se sherri nisi pasi Vata dhe roje të tjerë të resortit kanë shkuar te grupi i tyre që po qëndronin në zonën e plazhit dhe u kanë thënë që të mos bëjnë zhurmë, raporton tch.

Ai thotë se Vata fillimisht ka shkuar te ai me thikë në dorë, e ka sharë nga nëna dhe e ka goditur me thikë në këmbë, e më pas me kokë. Pas këtij momenti, thotë se ka shkuar dhe ka goditur me thikë në zemër 20-vjeçarin.

Adib Ghanmi shtetas francez: Kam qenë me shokët e mi, 7 veta dhe po festonim në klubin “Principote” dhe pasi mbaroi festa ne po rinim në plazh, aty ka ardhur një person, ishte shqiptar por fliste frëngjisht dhe ofendoi nga nëna një shokun tim i cili i thotë që pse më shan se nëna është e shenjtë.

Më pas ky person e goditi me kokë, ne u futëm të gjithë në konflikt, më pas ka ardhur një person i cili ishte i veshur me rroba të bardha me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë dhe fillimisht ka goditur një shokun tim i quajtur Tourpal me thikë në këmbë, dhe më pas ka goditur dhe shokun tim i cili u vra me thikë në zemër. Në këtë moment filluan njerëzit të bërtisnin dhe në drejtim kanë ardhur rreth 10-15 veta truproja, te cilët nuk jam i sigurt nëse u futën në konflikt, pasi personin që qëlloi me kokë, unë e kapa nga duart por ai me shtyu dhe unë kam rënë në ujë. Sokrat Vata ishte personi i cili goditi me thikë shokun tim dhe na drejtoj thikën dhe neve.

Ibraim Leimoeiv shtetas francez: E kam parë momentin kur ka goditur Louis Miguel, unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë tek plaga.

Tourpal Khitaev, shtetasit francez: Aty pranë ka qenë dhe një djalë tjetër i cili ishte i dehur dhe po bërtiste. Në këtë moment dalin dy veta të cilët ishin punonjës të lokalit dhe i thonë që mos bërtisni se punojmë këtu dhe njëri prej tyre më tërheq nga krahu i veshur me rroba të bardha të shkurtra me pak mjekër, i cili kishte thikën në dorë dhe që më goditi mua në këmbë dhe më pas ju bërtiti të gjithëve dhe i thotë që mos bërtisni.

Unë i them që nuk jam unë personi që bërtisja dhe ishin të tjerë, por ky person më ofendoi nga nëna. Unë i them që pse e zë nënën time në gojë unë nuk zura në gojë nënën tënde, në këtë moment ai më kapi për fyti dhe më goditi me kokë në fytyrë dhe unë ju përgjigja duke e goditur. Unë më pas kam rënë në shezllon dhe ai po vazhdonte të më godiste.

Aty erdhën dhe disa persona të tjerë dhe po na godisnin dhe shokët e mi u futën në konflikt. Luisi Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin dhe më pas unë kam parë atë që shoku im që u vra i cili po konfliktohej me dy tre persona me bluza të zeza ndërsa personi me bluzë të bardhë i cili mbante thikën në dorë, po na kërcënonte. Më pas njëri prej tyre më ka kapur dhe më ka larguar nëpër shezllon, më pas kur jam kthyer kam parë personin i cili ishte me të bardha që hoqi këmishën ku në të dallohej që ishte me gjak dhe po largohej drejtim rrugës. Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Louis Miguel.

You Might Also Like

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes
OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë
LSDM: Paga mesatare është ulur për 1,163 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit ka arritur në 70 mijë denarë
Nën ndikim të alkoolit dëmtoi dyer dhe reflektorët e kishës, intervistohet i dyshuari në Prizren
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit godet vëllanë 10 vjeçar – detaje të rastit në Podujevë

LEXO GJITHASHTU

Veteranët mbështesin propozimin e Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet President, kanë një thirrje për partitë
Veteranët mbështesin propozimin e Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet President, kanë një thirrje për partitë
Lajme
“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
Lajme
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Lajme
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Lajme
​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur”, Kurti: Pasdite takohem me komandantin e KFOR-it
​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur”, Kurti: Pasdite takohem me komandantin e KFOR-it
TOP Momenti

You Might Also Like

OBRM-PDUKM: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike

August 22, 2026
“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik
TOP Momenti

“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik

August 22, 2026
Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet
TOP Momenti

Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet

August 22, 2026
Ishte fejuar një ditë më parë, 29-vjeçarja vritet nga ariu në kamping
TOP Momenti

Ishte fejuar një ditë më parë, 29-vjeçarja vritet nga ariu në kamping

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?