By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria e Pejës ndalon 5 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria e Pejës ndalon 5 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
TOP Momenti

Prokuroria e Pejës ndalon 5 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Momenti
Published: August 22, 2026

Prokuroria Themelore në Pejë bën të ditur se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, përkatësisht Stacionin Policor në Deçan, mbrëmë ka ndërmarrë një aksion lidhur me dyshimet për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme të bixhozit.

Gjatë këtij aksioni, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar dhe ndaluar pesë (5) persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Your browser does not support the video tag.

“Gjatë kontrollit të lokalit ku dyshohet se zhvillohej kjo veprimtari, janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht prova materiale që dyshohet se kanë shërbyer për zhvillimin e kësaj veprimtarie, përfshirë letra/karta të lojës, pesë telefona mobilë, si dhe para të gatshme në shumën prej 1,615 (një mijë e gjashtëqind e pesëmbëdhjetë) euro”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, pesë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afatit ligjor, prokurori i rastit do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale, përfshirë parashtrimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurimit ndaj të dyshuarve, sipas dispozitave ligjore në fuqi.

Njëkohësisht, Prokuroria inkurajon të gjithë qytetarët që posedojnë informacione lidhur me veprimtari të kundërligjshme, që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe drejtësisë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dukurive negative në shoqëri. /Telegrafi/

You Might Also Like

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë
LSDM: Paga mesatare është ulur për 1,163 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit ka arritur në 70 mijë denarë
Nën ndikim të alkoolit dëmtoi dyer dhe reflektorët e kishës, intervistohet i dyshuari në Prizren
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit godet vëllanë 10 vjeçar – detaje të rastit në Podujevë
​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur”, Kurti: Pasdite takohem me komandantin e KFOR-it

LEXO GJITHASHTU

Veteranët mbështesin propozimin e Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet President, kanë një thirrje për partitë
Veteranët mbështesin propozimin e Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet President, kanë një thirrje për partitë
Lajme
“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
Lajme
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Lajme
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Lajme
Lojërat në Taranto, Albulena Haxhiu dhe Përparim Rama bashkë në bordin e një anije, i shoqëron ekuipazhi
Lojërat në Taranto, Albulena Haxhiu dhe Përparim Rama bashkë në bordin e një anije, i shoqëron ekuipazhi
Lajme

You Might Also Like

OBRM-PDUKM: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike
TOP Momenti

OBRM-PDUKM: Maqedonia përmirëson ndjeshëm pozicionin në indeksin global të sigurisë kibernetike

August 22, 2026
“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik
TOP Momenti

“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik

August 22, 2026
Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet
TOP Momenti

Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet

August 22, 2026
Ishte fejuar një ditë më parë, 29-vjeçarja vritet nga ariu në kamping
TOP Momenti

Ishte fejuar një ditë më parë, 29-vjeçarja vritet nga ariu në kamping

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?