By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji për të vazhduar ngjitjen me djalin e madh, policia e qorton ashpër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji për të vazhduar ngjitjen me djalin e madh, policia e qorton ashpër
Lajme

Babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji për të vazhduar ngjitjen me djalin e madh, policia e qorton ashpër

Momenti
Published: August 22, 2026

Një baba është qortuar nga policia pasi la djalin e tij 7-vjeçar vetëm për disa orë në malin më të lartë të Japonisë, me vetëm një pije freskuese dhe një ushqim të lehtë, raportojnë mediat lokale.

Djali 7-vjeçar u gjet ulur në një stol në malin Fuji, në kushte me mjegull dhe shi, në një lartësi prej më shumë se 2,000 metrash mbi nivelin e detit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

Babai i tij, 48 vjeç, thuhet se i kishte thënë: “Prit këtu”, pasi djali u ankua se ishte i lodhur, dhe më pas vazhdoi ngjitjen së bashku me djalin e tij më të madh.

Punonjësit e një strehimoreje malore e gjetën fëmijën pranë stacionit të gjashtë të një prej shtigjeve drejt majës dhe njoftuan policinë. Babai u gjet në stacionin e tetë të itinerarit, që thuhet se ndodhej rreth tre orë larg nga vendi ku ishte lënë djali.

Sipas raportimeve, djali u gjet i vetëm rreth orës 07:30 me kohën lokale të enjten.

Policët e qortuan ashpër babanë kur ai u kthye nga stacioni më i lartë dhe u ribashkua me djalin.

“Edhe nëse kjo do të thotë të heqësh dorë nga ngjitja e malit së bashku, lënia e një fëmije pas është e papranueshme,” i tha një prej policëve, sipas Japan Today. Babai thuhet se kërkoi falje për vendimin e tij të “nxituar”.

Familja raportohet se ndodhej në itinerarin Fujinomiya, i cili nis nga stacioni i pestë i malit, një pikë ku mund të mbërrish edhe me transport publik.

Nga aty, duhen rreth pesë orë për të arritur në majë dhe rreth tre orë të tjera për të zbritur, sipas udhëzuesve të ngjitjes.

Mali Fuji, i cili ka një lartësi prej 3,776 metrash, ka qenë në vitet e fundit skenë e një sërë incidentesh gjatë ngjitjeve.

Në korrik, një grua 99-vjeçare u desh të shpëtohej gjatë tentativës për të ngjitur malin, pasi u rrëzua dhe dëmtoi ijet dhe shpinën.

Ndërsa vitin e kaluar, një student universiteti 27-vjeçar, i cili ishte ngjitur jashtë sezonit zyrtar të ngjitjeve, u desh të shpëtohej dy herë brenda katër ditësh, pasi ishte kthyer për të kërkuar telefonin celular që kishte humbur.

Mali Fuji, një vullkan aktiv që ndodhet në jugperëndim të Tokios, u shpall Pasuri Botërore e UNESCO-s në vitin 2013.

Ai është gjithashtu një nga tre “Malet e Shenjta” tradicionale të Japonisë, së bashku me malin Tate dhe malin Haku.

Rreth 200,000 njerëz e ngjitin malin Fuji çdo vit, por në disa prej itinerareve ka kufizime ditore për numrin e vizitorëve, me qëllim shmangien e mbipopullimit.

The post Babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji për të vazhduar ngjitjen me djalin e madh, policia e qorton ashpër appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon
Kurti për kapjen e armatimit në Veri: Po merret nga duart e atyre që janë kriminelë ose nga kriminelët potencialë
Kroacia ngre aktakuzë për spiunazh ndaj pilotit kroat që shërbeu në KFOR dhe partneres së tij serbe
Lojërat në Taranto, Albulena Haxhiu dhe Përparim Rama bashkë në bordin e një anije, i shoqëron ekuipazhi
Shtetasi kosovar arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimi, ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim nga gjykata në Prishtinë

LEXO GJITHASHTU

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë
OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë
TOP Momenti
LSDM: Paga mesatare është ulur për 1,163 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit ka arritur në 70 mijë denarë
LSDM: Paga mesatare është ulur për 1,163 denarë, ndërsa shporta e konsumatorit ka arritur në 70 mijë denarë
TOP Momenti
Nën ndikim të alkoolit dëmtoi dyer dhe reflektorët e kishës, intervistohet i dyshuari në Prizren
Nën ndikim të alkoolit dëmtoi dyer dhe reflektorët e kishës, intervistohet i dyshuari në Prizren
TOP Momenti
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit godet vëllanë 10 vjeçar – detaje të rastit në Podujevë
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit godet vëllanë 10 vjeçar – detaje të rastit në Podujevë
TOP Momenti
​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur”, Kurti: Pasdite takohem me komandantin e KFOR-it
​“Absurde që ura e Ibrit të mbahet e mbyllur”, Kurti: Pasdite takohem me komandantin e KFOR-it
TOP Momenti

You Might Also Like

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%
Lajme

Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%

August 22, 2026
Kufizimi i lëvizjes, Ministria e Infrastrukturës shqipton gjoba afër 15 mijë euro pas kontrolleve për kamionët mbi 20 tonë
Lajme

Kufizimi i lëvizjes, Ministria e Infrastrukturës shqipton gjoba afër 15 mijë euro pas kontrolleve për kamionët mbi 20 tonë

August 22, 2026
Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pamje
Lajme

Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pamje

August 22, 2026
“Kaos dhe anarki totale”, Hoxhaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik për të blerë kohë”
Lajme

“Kaos dhe anarki totale”, Hoxhaj akuzon Kurtin për “mashtrim politik për të blerë kohë”

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?