By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Lajme

Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”

Momenti
Published: August 21, 2026

Ali Ahmeti ka rrëfyer detaje nga organizimi i lëvizjes së fshehtë shqiptare pas demonstratave të vitit 1981, kontaktet me Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën, si dhe përgatitjet që po bëheshin për avancimin e rezistencës.

Në intervistën për ciklin “Dosjet” në Debat Plus me Ermal Pandurin, Ahmeti tha se pas goditjeve të vitit 1981 kishin nisur përpjekjet për krijimin e linjave të reja të organizimit.

“Pas goditjes që e pësuam më 1981, ne filluam në kërkim të linjave të reja, për zëvendësim të radhëve. Në 1982-83 kemi rënë në kontakt me Rexhep Malën”, tha Ahmeti.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, kontakti i parë ishte realizuar përmes Shaban Shalës, ndërsa në rrjetin e komunikimit ishin përfshirë edhe Fehmi Lladrovci dhe Nuhi Berisha.

Ahmeti tregoi se organizimi ishte ndërtuar në atë mënyrë që komunikimi të vazhdonte edhe nëse ndonjëri prej veprimtarëve arrestohej.

“Nëse goditej Shaban Shala, linjën me Rexhep Malën do ta vazhdonte Fehmi Lladrovci, kurse në rast se goditej edhe Fehmi Lladrovci, linjën do ta vazhdoja unë me Nuhi Berishën, me të cilin kishim kontakte gati javore”, deklaroi ai.

Ahmeti zbuloi se në atë periudhë brenda lëvizjes po zhvillohej edhe një debat për avancimin e rezistencës, ndërsa kishin nisur përgatitjet për një kongres.

“Filluan dokumentacionet për përgatitjen e një kongresi që mendohej të quhej ‘partia e luftës’”, tha Ahmeti.

Por, sipas tij, këto përgatitje morën një goditje të rëndë me rrethimin e Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe Kadri Osmanit.

“Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha rezistojnë dhe nuk dorëzohen. Vrasja e Rexhep Malës, Nuhi Berishës dhe burgosja e Kadri Osmanit, në të vërtetë, e dëmtoi goxha shumë lëvizjen”, deklaroi Ahmeti.

Ai tha se pas kësaj lëvizjes iu desh kohë për t’u riorganizuar, ndërsa një numër veprimtarësh u larguan jashtë vendit.

Ahmeti tregoi se edhe ai u arratis në vitin 1984, pas një vendimi të marrë nga grupi ku vepronte së bashku me Femi Lladrovcin dhe Shaban Shalën.

“Në ’84-ën, kur unë jam arratisur, grupi në të cilin vepronim dhe punonim, Fehmi Lladrovci dhe Shaban Shala, morën vendim që unë të kaloj jashtë për një periudhë të shkurtër dhe të kthehem sërish. Dhe kështu ndodhi”, përfundoi Ahmeti.

source

You Might Also Like

Aleanca i bashkohet nesër PDK’së në Kuvend, deputetja: Qytetarët po thonë ‘‘hajde ma bëjini institucionet’’
Restoranti që sot u mbyll nga Fitore Pacolli, më parë vizitohej nga Kurti i cili pritej si “mysafir i veçantë”
Alpinistes Uta Ibrahimi Prishtina i duket si katund i madh: Bile as katund s’po muj me qujt
Hamza mbështet Marshin për Liri: Më 12 shtator të jemi të gjithë në Prishtinë
Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut

LEXO GJITHASHTU

Një planet si Toka, por 23 herë më masiv: shkencëtarët përballë një enigme
Një planet si Toka, por 23 herë më masiv: shkencëtarët përballë një enigme
TOP Momenti
Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
Prishtina Mall: Blej dhe Fito këtë sezon të kthimit në shkollë
TOP Momenti
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë
TOP Momenti
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
TOP Momenti
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
TOP Momenti

You Might Also Like

Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë
Lajme

Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë

August 21, 2026
Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni
Lajme

Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni

August 21, 2026
Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas
Lajme

Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas

August 21, 2026
Ahmeti për arrestimet nga UDB-ja: Çdo goditje na bënte më të fortë
Lajme

Ahmeti për arrestimet nga UDB-ja: Çdo goditje na bënte më të fortë

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?