By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Xhevat Kasrati” – Ali Ahmeti: UDB-ja kishte njerëz brenda nesh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Xhevat Kasrati” – Ali Ahmeti: UDB-ja kishte njerëz brenda nesh
Lajme

“Xhevat Kasrati” – Ali Ahmeti: UDB-ja kishte njerëz brenda nesh

Momenti
Published: August 21, 2026

“UDB-ja ka pasur në mesin tonë njerëz.” Kështu ka deklaruar Ali Ahmeti, duke rrëfyer një nga episodet më të dhimbshme të veprimtarisë së tij politike në Kosovë gjatë viteve ’80.

Në një intervistë me Ermal Pandurin në ciklin ”Dosjet” në Debat Plus, Ahmeti ka treguar se strukturat e UDB-së kishin arritur të rekrutonin persona brenda grupeve të studentëve dhe organizatorëve të protestave, duke siguruar informacione për aktivitetet e tyre.

Sipas Ahmetit, një nga rastet që i kishte bërë të dyshonin ishte ai i Selim Broshës. Ai rrëfeu se gjatë një takimi të studentëve të Fakultetit Ekonomik, ku po diskutohej organizimi i një proteste për afatin e nëntorit, Brosha ishte shfaqur papritur dhe u kishte bërë thirrje studentëve të mos rrezikonin.

Your browser does not support the video tag.

“Djema, mos rrezikoni, rrini urtë, ju jeni djem të mirë”, kujtoi Ahmeti fjalët e Broshës.

Por ajo që i kishte habitur organizatorët, sipas tij, ishte fakti se Brosha dukej se e dinte për takimin përpara se informacioni të bëhej publik.

“Ne na çuditi prej nga Selim Brosha ka ditur takimin që po mbahet”, tha Ahmeti.

Ai tregoi se më vonë ishte zbuluar se brenda grupit kishte një person që, sipas tij, kishte informuar strukturat e sigurisë.

I pyetur drejtpërdrejt nga Panduri se kush ishte personi, Ahmeti ka thënë se ishte “Xhevat Kasrati.”

Ahmeti tha se e vërteta ishte zbuluar pas arrestimeve dhe pas demonstratave të vitit 1981. Ai pranoi se zbulimi i identitetit të personit që dyshohej se ishte infiltruar në grup ishte përjetuar me dhimbje të madhe.

“Sigurisht, me dhimbje të mëdha shumë”, tha Ahmeti.

Sipas tij, Xhevat Kasrati nuk ishte i vetmi person për të cilin ekzistonin dyshime.

“Sigurisht që nuk ka qenë i vetmi. Ka pasur edhe të tjerë”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se nuk dëshiron të flasë për persona të tjerë për të cilët nuk ka përjetim ose informacion të drejtpërdrejtë.

Në vijim të intervistës, Ahmeti e lidhi këtë rrëfim edhe me arrestimet e veprimtarëve shqiptarë dhe me informacionet që, sipas tij, ishin përcjellë te strukturat e sigurimit.

Ai përmendi edhe Bajram Kosumin, duke deklaruar se arrestimet dhe goditja ndaj grupit të tyre kishin ardhur si rezultat i informacioneve që ishin dhënë nga Xhevat Kasrati.

“Bajram Kosumi është si rezultat i spiunimit që i ka bërë informacioneve që i ka dhënë, edhe për grupin tonë të gjithë, që i ka dhënë Xhevat Kasrati, për fat të keq”, tha Ahmeti.

Rrëfimi i Ahmetit sjell një dëshmi të fortë mbi mënyrën se si strukturat e UDB-së kishin depërtuar në radhët e organizatorëve shqiptarë dhe se si informacionet e marra nga brenda mund të kishin çuar në arrestime dhe ndjekje.

source

You Might Also Like

Aleanca i bashkohet nesër PDK’së në Kuvend, deputetja: Qytetarët po thonë ‘‘hajde ma bëjini institucionet’’
Restoranti që sot u mbyll nga Fitore Pacolli, më parë vizitohej nga Kurti i cili pritej si “mysafir i veçantë”
Alpinistes Uta Ibrahimi Prishtina i duket si katund i madh: Bile as katund s’po muj me qujt
Hamza mbështet Marshin për Liri: Më 12 shtator të jemi të gjithë në Prishtinë
Emri i Presidentit konsensual, as të premten s’ka takim mes Kurtit e Abdixhikut

LEXO GJITHASHTU

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë
TOP Momenti
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
Studimi tregon çfarë ndikon më shumë në humbjen e peshës
TOP Momenti
Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person
Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person
TOP Momenti
Fluks i shërbimeve emergjente
Fluks i shërbimeve emergjente
TOP Momenti
Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë
Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë
TOP Momenti

You Might Also Like

Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë
Lajme

Mungesa e kushteve në KEK, kërkesat e shkresat pa përgjigje, PDK kritikon qeverinë

August 21, 2026
Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”
Lajme

Ahmeti rrëfen lidhjet me Rexhep Malën e Nuhi Berishën: Po përgatitej “partia e luftës”

August 21, 2026
Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni
Lajme

Vrau 5 persona dhe plagosi 10 të tjerë në vitin 2009, ekzekutohet 58-vjeçari në Japoni

August 21, 2026
Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas
Lajme

Sulm rus me dronë në një qendër tregtare në Ukrainë, 15 të vrarë e qindra të plagosur përfshirë dhjetëra fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?