By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë
Lajme

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Momenti
Published: August 21, 2026

Në kulmin e sezonit veror, eurot janë shtuar edhe më shumë në treg nga hyrjet e turistëve dhe emigrantëve që kthehen në Shqipëri, duke bërë që leku të forcohet edhe më tej.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë, një rënie e vlerës me 4.7% krahasuar me një vit më parë, kur euro këmbehej për 97.3 lekë ose, thënë ndryshe, nëse kjo kartëmonedhë 20 euro vlente 1942 lekë në gusht 2025, tani këmbehet për 1852 lekë. Efekte që ndihen jo vetëm te familjet, pagat, importet dhe eksportet, por dhe në sektorë të tjerë.

Your browser does not support the video tag.

Në pikat e këmbimit valutor, si dhe në biznese të ndryshme, euro ka prekur edhe nivele më të ulëta, duke u këmbyer edhe për 90 lekë.

Por ky ndryshim nuk është thjesht një shifër në tabelat e këmbimit valutor. Zhvlerësimi i euros krijon fituesit dhe humbësit në ekonominë vendase. Më të favorizuar janë qytetarët dhe bizneset që paguajnë në euro si për kredi, importe apo udhëtime jashtë vendit, si dhe borxhi i jashtëm i vendit, edhe më i lirë. Në anën tjetër, eksportuesit, sektori i turizmit që arkëton në euro, individët që marrin paga në këtë monedhë, si dhe familjet që marrin të ardhura nga emigracioni, përfitojnë më pak lekë për të njëjtën shumë në euro.

Por forcimi i lekut ndihmon politikën monetare në një tjetër drejtim, një monedhë më e fortë e bën më të lirë koston e mallrave të importuara dhe ndihmon në frenimin e presioneve inflacioniste. Banka e Shqipërisë e ka konsideruar mbiçmimin e kursit një mekanizëm që ndihmon ekonominë të përshtatet dhe ruan fuqinë blerëse.

Kjo situatë ka ndikuar edhe te rezerva valutore, e cila ka arritur një rekord prej 7.669 miliardë euro, rreth 889 milionë euro më shumë se një vit më parë.

Për të frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm të euros, Banka e Shqipërisë ka intensifikuar ndërhyrjet në tregun valutor. Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, banka qendrore ka blerë 95.5 milionë euro, gati trefish më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u blenë 33.2 milionë euro. Për vitin 2026, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të blejë nga tregu 330 deri në 450 milionë euro, një objektiv më i lartë se ai i vitit të kaluar.

Por forcimi i lekut nuk ndalet vetëm te euroja. Edhe valutat e tjera janë zhvlerësuar ndjeshëm, teksa dollari po këmbehet për 79 lekë, paundi 107 lekë, franga 99 lekë, ndërsa në rënie janë dhe dollari australian, kanadez, korona suedeze dhe norvegjeze.

Ekspertët e tregut vlerësojnë se një situatë e tillë do të vijojë, ku euro do të mbetet në këto nivele, por jo të rritet në vlerat e disa viteve më parë./TCh/

The post Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sulm brenda shkollës së mesme në Suedi, agresori plagos disa persona me shpatë
Presidenti i Iranit thotë se lufta duhet të përfundojë tani, derisa Teherani është i fortë, raportojnë mediat iraniane
Sa të nxehta dhe të thata do të bëhen verat zvicerane në të ardhmen?
Përgatitja e vrasjes në Pejë, grupi kriminal do të paguhej 30 mijë euro për vrasje dhe 7 mijë për plagosje
Del jashtë kontrolli zjarri në një zonë të Pukës, digjen tre banesa në lagjen ‘Pepaj’, nis evakuimi i banorëve

LEXO GJITHASHTU

Fuçia e barutit në kokën tonë: Si e formojnë stereotipet e vjetra vështrimin tonë ndaj Ballkanit – dhe pse kjo tregon më shumë për ne sesa për vetë rajonin
Fuçia e barutit në kokën tonë: Si e formojnë stereotipet e vjetra vështrimin tonë ndaj Ballkanit – dhe pse kjo tregon më shumë për ne sesa për vetë rajonin
TOP Momenti
“Liria ka Emër” organizon Marshin për Liri më 12 shtator: “Kosova po pret”
“Liria ka Emër” organizon Marshin për Liri më 12 shtator: “Kosova po pret”
TOP Momenti
147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji në Kosovë
Lajme
“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
“Liria ka Emër” i fton Kurtin, Hamzën, Abdixhikun e Gjinin në marsh: Jo për fushatë, për Kosovën
Lajme
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
Përmbyllet procesi i gërmimeve në Zubin Potok, konfirmohen mbetje mortore të 23 personave
TOP Momenti

You Might Also Like

Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës
Lajme

Më 12 shtator marsh për ish-krerët e UÇK’së – nga nesër në të gjitha komunat numërohen ditët deri në verdiktin e Hagës

August 21, 2026
Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë
Lajme

Mbyllen gërmimet në Kalludër dhe Jabukë pas gjetjes së mbetjeve të 23 personave, Gara: Për ADN duhet më shume kohë

August 21, 2026
Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”
Lajme

Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po “mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht”

August 21, 2026
Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje
Lajme

Dy vatra zjarri në Rrëshen, evakuohen katër familje

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?