Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka shprehur keqardhje për faktin që në një aktivitet kulturor të zhvilluar në Pustec, ku morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Kryetari i Bashkisë, u luajt vetëm himni i Maqedonisë së Veriut dhe jo edhe Himni Kombëtar Shqiptar.
MEPJ e ka cilësuar këtë si një mungesë serioze dhe shmangie nga rregullat e mirësjelljes dhe protokollit, duke theksuar se respektimi i simboleve kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi.
Sipas Ministrisë, respekti për simbolet kombëtare është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në hapësirat ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme.
“Respekti për simbolet kombëtare nuk duhet të jetë çështje politike apo interpretimi. Ai është pjesë e etikës institucionale, e protokollit dhe, mbi të gjitha, e respektit të ndërsjellë, veçanërisht në një hapësirë ku bashkëjetojnë komunitete dhe identitete të ndryshme”, thuhet në reagimin e MEPJ-së.
The post Aktiviteti në një fshat të Shqipërisë ku mori pjesë Mickoski, u ekzekutua himni i RMV e jo ai shqiptar – Hoxha reagon për skandalin appeared first on Gazeta Express.

