By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bessent: ShBA-ja do t’ia vendosë Iranit “sanksionet më të ashpra në histori”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bessent: ShBA-ja do t’ia vendosë Iranit “sanksionet më të ashpra në histori”
Lajme

Bessent: ShBA-ja do t’ia vendosë Iranit “sanksionet më të ashpra në histori”

Momenti
Published: August 21, 2026

Shtetet e Bashkuara do t’ia vendosin Iranit “sanksionet më të ashpra në histori”, tha të enjten sekretari i Thesarit, Scott Bessent, duke e nënvizuar fokusin te masat ekonomike për të cilat sugjeroi se do ta zvogëlojnë nevojën për operacione të reja ushtarake kundër Teheranit.

Deklarata e tij erdhi pas kërcënimit të presidentit Donald Trump një ditë më parë për “luftë ekonomike” dhe paralajmërimit për pasoja ekonomike kundër cilitdo shtet që i ofron “ndonjë linjë jetese Iranit”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Your browser does not support the video tag.

Çmimet e naftës u rritën në pikën më të lartë në tri javët e fundit të enjten pas kërcënimeve të Uashingtonit për ndëshkime financiare që do ta kishin për qëllim përfundimin e luftës gati gjashtëmujore, që ka lënë të ngujuara miliona fuçi me naftë nga Lindja e Mesme.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani dy herë kanë njoftuar marrëveshje armëpushimi, në prill dhe qershor, me qëllim të rikthimit të rrjedhjes së lirë të transportit detar nëpër Ngushticën e Hormuzit, por të dyja paktet dështuan shpejt.

Para se të fliste sekretari Bessent, Ministria e Jashtme e Iranit tha se i dënon sanksionet ekonomike dhe tregtare të ShBA-së, duke i quajtur “terrorizëm ekonomik” që do t’i shënjestrojë iranianët e rëndomtë dhe që përbën krim kundër njerëzimit.

Sekretari Bessen i tha mediumit CNBC se do të ndajë më shumë hollësi dhe “do të flasë për atë se çfarë saktësisht do të bëjmë” rreth Iranit në një konferencë për shtyp të hënën.

The post Bessent: ShBA-ja do t’ia vendosë Iranit “sanksionet më të ashpra në histori” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Kaçanik
Aksident në Gjakovë: Lëndohen gjashtë persona, arrestohet i dyshuari
Një grua në Lipjan, plagoset nga një plumb qorr
Petrol Company – më shumë se karburant, një përvojë e plotë në çdo ndalesë
‘Punëtorët i blejnë vetë’: Sindikata akuzon KEK’un për mungesë të pajisjeve mbrojtëse

LEXO GJITHASHTU

Kanosi dhe e mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet shtetasi serb në Gjilan
Kanosi dhe e mbajti pa dëshirën e saj një grua në banesë, arrestohet shtetasi serb në Gjilan
TOP Momenti
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-ja si progres
Fetoshi: Vuçiq e sheh urën si kërcënim, NATO-ja si progres
TOP Momenti
Kujdes, sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit në Kosovë
Kujdes, sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit në Kosovë
Lajme
Plagoset gruaja nga plumbi qorr në Lipjan, përfundon në QKUK
Plagoset gruaja nga plumbi qorr në Lipjan, përfundon në QKUK
Lajme
Mickoski në Pustec, nuk luhet himni shqiptar – MEPJ: Shmangie nga protokolli
Mickoski në Pustec, nuk luhet himni shqiptar – MEPJ: Shmangie nga protokolli
Lajme

You Might Also Like

Enver Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues
Lajme

Enver Hoxhaj, Kurtit: Mos e luj kryeministrin, o deputet uzurpues

August 21, 2026
Personi më i vjetër në botë feston sot ditëlindjen e tij të 117-të
Lajme

Personi më i vjetër në botë feston sot ditëlindjen e tij të 117-të

August 21, 2026
Një rast i vdekjes dhe 318 raste të trajtuara në QKUK gjatë 24-orëve të fundit
Lajme

Një rast i vdekjes dhe 318 raste të trajtuara në QKUK gjatë 24-orëve të fundit

August 21, 2026
Kryetari qytetit turistik kroat: Ky është terrorizëm, zjarri nuk është aksidental
Lajme

Kryetari qytetit turistik kroat: Ky është terrorizëm, zjarri nuk është aksidental

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?