By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama rrëfen për “El Pais” jetën mes artit dhe politikës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama rrëfen për “El Pais” jetën mes artit dhe politikës
Lajme

Rama rrëfen për “El Pais” jetën mes artit dhe politikës

Momenti
Published: August 21, 2026

Gazeta spanjolle El País i ka kushtuar një shkrim kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo politikanit, por artistit që ekspozon punimet e tij në galeritë e Parisit, New Jork-ut dhe Berlinit. Intervista e botuar në numrin e kësaj të enjte është realizuar në maj, në hapjen e ekspozitës personale në Gjermani, Chrysalizing. Rama zbulon arsyen pse merret me art, ndërkohë që ka zgjedhur të jetë politikan aktiv prej vitit 1998.

“Arti është një përpjekje për të mos u çmendur, sepse politika mund të jetë një çmenduri. Dhe rreziku për t’u budallallepsur është i menjëhershëm kur merresh me politikë. E bëj sepse më bën të ndihem mirë. Është e ngjashme me atë që më ndodh kur duhet të marr infuzione për të lehtësuar migrenën. Është një mënyrë për t’u detoksifikuar, për të holluar helmin e politikës”.

Your browser does not support the video tag.

Pavarësisht këtij pohimi, politika për Ramën është diçka që nuk duhet ta injorojë asnjë intelektual i angazhuar.

“Politika ka shumë kuptim dhe është për të ardhur keq që e ka humbur. Është forma më e lartë e angazhimit dhe e procesit intelektual: duhet të bësh që gjërat të ndodhin, jo me bojë, as me piano, por me njerëz. Dhe kjo është shumë e vështirë. Është një luftë për të sjellë ndryshim”.

Edhe pse vetë i bën të dyja me kohë të plotë, edhe artistin, edhe politikanin, ai mendon se ndërhyrja e politikës në art është e tmerrshme, duke iu referuar rasteve konkrete kur në Bienalen e Venecias në 2003 dhe 2017 juria vendosi përjashtimin e artistëve rusë dhe izraelitë.

“Qëllimi i artit, sipas tij, nuk është të ndryshojë botën. Ai duhet të ndryshojë këndvështrimin e njerëzve dhe të krijojë një hapësirë ku ata të mund të përpunojnë idetë e tyre dhe të përparojnë. Nuk ka misionin të ndalojë luftërat apo të lëshojë dënime dhe nuk duhet të ofrojë zgjidhjet që i takojnë politikës. Përzierja e të dyja fushave është e tmerrshme”.

Rama zbulon edhe reagimet e politikanëve që vizitojnë selinë kryeministrore.

“Nëse pendohem për diçka, është që nuk i kam filmuar. Fillova ta bëja shumë vonë. Ka nga të gjitha llojet e reagimeve dhe është shumë argëtuese. Do të kishte dalë një film i jashtëzakonshëm. Mendoj se kam të regjistruar John Kerry-n dhe Mark Rutte-n. Dhe gjithashtu Pedro Sánchez-in. Njëri prej tyre, nuk do t’ia them emrin, nuk ndihej shumë rehat. Papritur më pyeti: ‘Ku është zyra juaj?’. I thashë: ‘Kjo është zyra ime’. ‘Po këto çfarë janë?’, këmbënguli. I shpjegova se ishin vizatimet e mia. ‘Pikturoni mbi mur?’, më pyeti. I sqarova se i bëj mbi tavolinën e punës dhe më pas prodhoj letër-muri që vendoset në mure. Ai thirri: ‘Ju jeni një njeri i çuditshëm, Edi Rama. Mendova se ky ishte vendi ku kujdesen për fëmijët e punonjësve kur nuk mund t’i çojnë në çerdhe’. Unë vetëm munda t’i përgjigjesha: ‘Jo, i vetmi fëmijë këtu jam unë’”./tvklan

The post Rama rrëfen për “El Pais” jetën mes artit dhe politikës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kthesë e papritur në gjyqin për vdekjen e Maradonës, mbrojtja vë në dyshim provat mjekësore: I përkasin…
Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova
Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot

LEXO GJITHASHTU

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne
Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne
TOP Momenti
Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
TOP Momenti
Alarm për stuhi të fuqishme në Mesdhe: Breshër i madh, përmbytje dhe tornado të mundshme
Alarm për stuhi të fuqishme në Mesdhe: Breshër i madh, përmbytje dhe tornado të mundshme
Lajme
Arrestohet 35-vjeçarja në Nju Jork, dyshohet se kishte planifikuar sulm me bombë në Kapitol
Arrestohet 35-vjeçarja në Nju Jork, dyshohet se kishte planifikuar sulm me bombë në Kapitol
Lajme
Ukraina: Dronët rusë goditën pikën kufitare me Moldavinë gjatë natës
Ukraina: Dronët rusë goditën pikën kufitare me Moldavinë gjatë natës
Lajme

You Might Also Like

Spanja zhvendos qindra emigrantë nga plazhi i Ceutës në strehimore të përkohshme
Lajme

Spanja zhvendos qindra emigrantë nga plazhi i Ceutës në strehimore të përkohshme

August 21, 2026
Rrëzohet në Alaska avioni çarter me 8 persona në bord
Lajme

Rrëzohet në Alaska avioni çarter me 8 persona në bord

August 21, 2026
Udhëtoni me veturë nga Zvicra nëpër Maqedoninë e Veriut? Kujdes, gjobat për kundërvajtjet në trafik po kërkohen në kufi
Lajme

Udhëtoni me veturë nga Zvicra nëpër Maqedoninë e Veriut? Kujdes, gjobat për kundërvajtjet në trafik po kërkohen në kufi

August 21, 2026
Paraqitet në Gjykatë i akuzuari për kanosjen e Kurtit
Lajme

Paraqitet në Gjykatë i akuzuari për kanosjen e Kurtit

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?