By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit
Lajme

Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit

Momenti
Published: August 21, 2026

Sot mbushen nëntë vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi.

Në prill 2017, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit.

Your browser does not support the video tag.

Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.

Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.

Rexhepi e kaloi shumicën e karrierës së tij si kirurg dhe fitoi famën si kirurgu më i mirë në rajonin e Mitrovicës.

Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rexhepi u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kaloi tre muaj duke shërbyer si mjek në terren. Ai shërbeu si kryetar i Mitrovicës jugore, duke punuar me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s për të zvogëluar trazirat civile.

Ndërsa serbët dhe shqiptarët kishin prishur të gjithë dialogun, Rexhepi ofroi të heqë dorë nga pozita e tij në favor të një administratori të OKB-së, por serbët e refuzuan këtë propozim. Njëherësh ishte edhe kreu i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për qytetin e Mitrovicës.

Më 4 mars 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e shefit të atëhershëm të UNMIK-ut Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.

Më 1 prill 2010, Rexhepi u emërua ministër i Punëve të Brendshme.  Viteve të fundit të jetës ishte tërhequr krejtësisht nga politika duke iu përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.

The post Nëntë vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
I riu që humbi jetën në KEK, varroset sot
Alarm për stuhi të fuqishme në Mesdhe: Breshër i madh, përmbytje dhe tornado të mundshme
Arrestohet 35-vjeçarja në Nju Jork, dyshohet se kishte planifikuar sulm me bombë në Kapitol

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
TOP Momenti
Ukraina: Dronët rusë goditën pikën kufitare me Moldavinë gjatë natës
Ukraina: Dronët rusë goditën pikën kufitare me Moldavinë gjatë natës
Lajme
Spanja zhvendos qindra emigrantë nga plazhi i Ceutës në strehimore të përkohshme
Spanja zhvendos qindra emigrantë nga plazhi i Ceutës në strehimore të përkohshme
Lajme
Rrëzohet në Alaska avioni çarter me 8 persona në bord
Rrëzohet në Alaska avioni çarter me 8 persona në bord
Lajme
Udhëtoni me veturë nga Zvicra nëpër Maqedoninë e Veriut? Kujdes, gjobat për kundërvajtjet në trafik po kërkohen në kufi
Udhëtoni me veturë nga Zvicra nëpër Maqedoninë e Veriut? Kujdes, gjobat për kundërvajtjet në trafik po kërkohen në kufi
Lajme

You Might Also Like

Paraqitet në Gjykatë i akuzuari për kanosjen e Kurtit
Lajme

Paraqitet në Gjykatë i akuzuari për kanosjen e Kurtit

August 21, 2026
Rriten çmimet e derivateve: Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi në Kosovë
Lajme

Rriten çmimet e derivateve: Ja sa kushtojnë sot nafta, benzina e gazi në Kosovë

August 21, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës
Lajme

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës

August 21, 2026
Presioni i protestave studentore, Vuçiq: Ja kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi
Lajme

Presioni i protestave studentore, Vuçiq: Ja kur pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?