By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Paraburgimi ndaj tre të pandehurve në Prizren, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Paraburgimi ndaj tre të pandehurve në Prizren, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale
TOP Momenti

Paraburgimi ndaj tre të pandehurve në Prizren, dyshohet se kanë kryer disa vepra penale

Momenti
Published: August 20, 2026

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, Gjyqtarja e procedurës paraprake, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë së Shtetit, dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datë 18.09.2026 për të pandehurit: 1. F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Fajdeja, 2. B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Fajdeja (në bashkëkryerje me të pandehuri A.D.,), Sulmi ndaj personit zyrtar, dhe Rrezikimi i trafikut publik 3. A.D., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Fajdeja, (në bashkëkryerje me të pandehurin B.S.,).

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: Të pandehurit B.S., dhe A.D., me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontraktojnë shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën, gjendjen financiare – personale dhe familjare në të cilën ka qenë i dëmtuari, ndërsa me date 18.08.2026 janë hasur ne flagrance duke pranuar para nga këtu i dëmtuari te holla këto të pranuara ne emër te kamatës, me ç’rast duke ikur nga policia këtë shumë të të hollave i merre i pandehuri A.D., dhe zbret nga vetura ne fshatin Vlashnje ndërsa vetëm pas disa minutave që të dytë arrestohen nga Policia e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

I pandehuri F.S., nga data e pavërtetuar e vitit 2020, e deri në fillimin e hetimeve dhe në vazhdimësi, në Prizren, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit, duke shfrytëzuar pa përvojën, gjendjen financiare – personale dhe familjare në të cilën ka qenë i dëmtuari.

I pandehuri B.S:, Me datë 18 gusht 2026, sulmon zyrtarin policor ne atë mënyrë që derisa ky i fundit ka qenë në detyrë zyrtare në mbështetje te realizimit të planit operativ dhe i pozicionuar ne hyrje te rrugës të cekur me qëllim të arrestimit të pandehurve, në atë mënyrë që i pandehuri duke drejtuar automjetin në veturë me të ka qenë me te vërejtur zyrtaret policor nuk ndalet por vozit me shpejtësi dhe gjate ikjes godet këtu te dëmtuarin zyrtarin policor dhe vazhdon me shpejtësi ne drejtim te fshatit Vlashnje, ndërsa te dëmtuarit – zyrtarit policor me këtë veprim i shkakton lëndim të lehtë trupor.

I pandehuri B.S., i cili ka qene duke i ikur policisë të përshkruar si më lartë, si rezultat i shpejtësisë së madhe në atë pjese te rrugës në momentin kritik ne dalje te fshatit Vlashnje, godet një (1) këmbësore, e cila si pasoj e goditjes pëson lëndime të rënda trupore Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh provat materiale dhe shkresat që i janë bashkëngjitur dosjes së Prokurorisë me rastin e parashtrimit të kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, të cilat e arsyetojnë dyshimin e bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

Gjykata ka vlerësuar pretendimet e palëve në seancën dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë, por duke marrë parasysh peshën e veprave penale për të cilat dyshohen të pandehurit, mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer këto vepra penale, në rastin konkret vetëm me masën e paraburgimit, do të sigurohet prezenca e të pandehurve në këtë fazë të procedurës, dhe do të sigurohet mbarëvajtja e procedurës paraprake e papenguar. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kallëzim penal ndaj tre personave dhe një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
Gara: Çështje ditësh përfundimi i gërmimeve në Kalludër, pasojnë analizat ADN
Po debatonin ashpër me njëri-tjetrin, shqiptari në Itali hedh makinën në det bashkë me gruan
LSM: Rritet shporta sindikale, për një familje duhen 68 mijë denarë në muaj
Hoxha: Armatimi i gjetur në Zubin Potok mund të jetë përdorur në masakrën e Grupit të Intelektualëve

LEXO GJITHASHTU

Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim
Kush është Vladimir Bruçi që u plagos sot në Shkodër, ishte rrahur edhe dy vite më parë nga 6 persona për një vendparkim
Lajme
Shtetasi italian hidhet nga shkëmbi pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, transportohet në spital në gjendje të rëndë
Shtetasi italian hidhet nga shkëmbi pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, transportohet në spital në gjendje të rëndë
Lajme
Gërmimet në Zubin Potok – Sveçla falënderon EULEX’in për ndihmën gjatë zhvarrimeve
Gërmimet në Zubin Potok – Sveçla falënderon EULEX’in për ndihmën gjatë zhvarrimeve
Lajme
Hoxha: Armët nëse ka nevojë mund të ekzaminohen edhe jashtë, Sveçla: E kam urdhëruar Forenzikën t’i ekzaminojë me urgjencë
Hoxha: Armët nëse ka nevojë mund të ekzaminohen edhe jashtë, Sveçla: E kam urdhëruar Forenzikën t’i ekzaminojë me urgjencë
Lajme
Serbi i arrestuar në Serbi për spiunazh, Sveçla s’e komenton rolin e tij, Hoxha: S’ka lidhje me varrezën në Zubin Potok
Serbi i arrestuar në Serbi për spiunazh, Sveçla s’e komenton rolin e tij, Hoxha: S’ka lidhje me varrezën në Zubin Potok
Lajme

You Might Also Like

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në
TOP Momenti

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, VLEN: Opozita e ka lodhur BDI-në

August 20, 2026
Sveçla: Armatimi në Zubin Potok u gjet pranë varrezave masive me mbetjet e 23 personave
TOP Momenti

Sveçla: Armatimi në Zubin Potok u gjet pranë varrezave masive me mbetjet e 23 personave

August 20, 2026
Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit dhunë i anulohet viza për në SHBA
TOP Momenti

Ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët: Kush kryen krime dhe nxit dhunë i anulohet viza për në SHBA

August 20, 2026
Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri
TOP Momenti

Policia kap sasi të madhe armatimi, municioni e uniforma në veri

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?