Policia ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil.
Synimi i këtij operacioni është kapja e Daniel Gjana allias Heurteven dhe Bekim Bulica pronar i “Principotes”.
Dyshohet se Gjana fshihet në zonën e Vorës.
Në kuadër të kësaj, kontrollet janë shtrirë në Vorë, Kukës si dhe në disa zonë në Tiranë. Gjithashtu kontrolle janë kryer në disa hotele dhe banesa në fshatin Kolesjan të Kukësit.
Një nga pistat të cilat po hetohen është se Gjana dhe Bulica mund të jenë larguar drejt Kosovës, pasi kanë miqësi dhe njohje të vjetra.
The post Vrasja e turistit portugez, Policia në kërkim të Gjanës dhe pronarit të “Principotes”, kontrolle në Vorë, Kukës e Tiranë appeared first on Gazeta Express.

