By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK-ja dhe AAK-ja paralajmërojnë protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK-ja dhe AAK-ja paralajmërojnë protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve
Lajme

PDK-ja dhe AAK-ja paralajmërojnë protesta masive nëse vazhdon bllokimi për formimin e institucioneve

Momenti
Published: August 20, 2026

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar për të gjashtën ditë radhazi aksionin e tyre duke bllokuar hyrjen e Qeverisë së Kosovës, në shenjë proteste ndaj mos-thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së këtë të enjte i janë bashkuar edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtues e asamblistë të PDK-së nga Komuna e Vushtrrisë, të cilët kërkuan kthimin e procesit në Kuvend dhe konstituimin e institucioneve.

Asamblistja e PDK-së nga Vushtrria, Vlera Tahiri, tha se qytetarët e kësaj komune kanë nevojë për investime dhe projekte zhvillimore, ndërsa për këtë, sipas saj, nevojiten institucione funksionale.

Your browser does not support the video tag.

“Ne sot kemi ardhur edhe nga Vushtrria. Nga një komunë me qytetarë punëtorë, me biznese, me të rinj dhe me potencial të jashtëzakonshëm. Por që nuk po e merr vëmendjen e duhur nga qeveria, as mbështetjen prej saj. Vushtrria ka nevojë për investime, për projekte zhvillimore dhe për një qeveri që i trajton komunat dhe qytetarët me përgjegjësi. Qytetarët e Vushtrrisë nuk duhet të ndihen të lënë anash. Edhe pikërisht për këtë na duhen institucione që punojnë, na duhet një kuvend funksional, ku këto çështje ngrihen, diskutohen dhe kërkohet llogaridhënie. Prandaj, kërkesa është e thjeshtë. Procesi duhet të kthehet në kuvend, seanca duhet të vazhdojë, institucionet duhet të konstituohen”, tha ajo.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se aksionet do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesës së tyre për, siç u shpreh, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit.

“Edhe sot me Partinë Demokratike të Kosovës për të gjashtën ditë radhazi jemi këtu për t’i kërkuar deputetit Albin Kurtit, njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, të kthehet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të konstituojë institucionet e vendit për cka ka marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mos ta keqpërdorë këtë besim. Albin Kurti ka kapur qeverinë, presidencën, kuvendin e mbi të gjitha e ka kapur edhe grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, deputetët e saj të cilët nuk kanë guxim për të ardhur në sallën e kuvendit për të bërë konstituimin e institucioneve.

Jemi edhe sot, për të gjashtën ditë radhazi dhe nuk do të ndalemi deri në arritjen ose realizimin e kërkesës sonë, për të kërkuar një gjë të vetme, kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit”, tha ajo.

Ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit.

Kadrijaj ka thënë se nëse vazhdon kjo situatë dhe Albin Kurti vazhdon me këtë avaz edhe ata do të vazhdojnë me protesta të cilat do të jenë edhe masive.

“Po kërkojmë të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili e ka qartësuar periudhën kohore se cilat do të jenë ato periudha që duhet të konstituohet kuvendi edhe me pas zgjedhja e presidentit. Kto pikërisht janë arsyet, ne kemi kërkuar që të respektohet. Askush nuk është mbi ligjin. E mbi ligjin nuk është as Albin Kurti, i cili po mendon që është njëfarë shefi që mundet me bë dhe me interpretu ligjin dhe kushtetutën ashtu siç i dëshiron vetë. Kjo nuk do të ecë, ne nuk do të ndalemi së organizuari deri në konstituimin e plotë edhe të kuvendit po edhe zgjedhjen e qeverisë. E ka obligim qytetar dhe duhet sa më shpejt të mblidhet në sallën e kuvendit, ta konstituojë në plotni kuvendin po edhe zgjedhjen e qeverisë. Nuk ka rrugë kthim prapa, nëse Albin Kurti vazhdon me këtë avaz edhe ne do të vazhdojmë me protesta të cilat do të jenë edhe masive”, tha ajo./EO

 

source

You Might Also Like

Frangu zviceran forcohet ndjeshëm pas njoftimit nga SHBA-ja
I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve
41 milionë emra në një monument, Washingtoni nderon brezat e ushtarakëve amerikanë
Turqia i bën thirrje Izraelit t’i japë fund “sulmeve të pamatura” në Siri

LEXO GJITHASHTU

320 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 20 nga aksidentet në trafik
320 raste emergjente në QKUK brenda 24 orëve, 20 nga aksidentet në trafik
TOP Momenti
Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng
Nura: Fitorja në zgjedhje nuk është licencë për ta mbajtur shtetin peng
TOP Momenti
QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak
QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë fshatit Nikushtak
TOP Momenti
61% e grave në media në Kosovë kanë përjetuar ngacmim online
61% e grave në media në Kosovë kanë përjetuar ngacmim online
Lajme
Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]
Arrestohet një person për posedim të narkotikëve në Brezovicë [foto]
TOP Momenti

You Might Also Like

Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare
Lajme

Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare

August 20, 2026
Rrëzimi i avioni të Rumanisë gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës, NATO ngre në ajër avionët
Lajme

Rrëzimi i avioni të Rumanisë gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës, NATO ngre në ajër avionët

August 20, 2026
Autoritetet ukrainase: Rusia mund të prodhojë më shumë se 200 raketa kruiz dhe balistike në muaj
Lajme

Autoritetet ukrainase: Rusia mund të prodhojë më shumë se 200 raketa kruiz dhe balistike në muaj

August 20, 2026
Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg
Lajme

Fundi i miliarderit kinez: Ndërtoi një perandori me borxhe, tani do ta kalojë gjithë jetën në burg

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?