Portugalia ka miratuar një ligj që ndalon mbulimin e fytyrës në hapësirat publike, i njohur nga mediat lokale si “ligji i burkës”.
Ligji, i shpallur nga presidenti António José Seguro, ndalon veshjet që mbulojnë fytyrën ose pengojnë identifikimin e personit në vende publike. Shkelësit mund të gjobiten nga 150 deri në 3,000 euro.
Ka përjashtime për arsye shëndetësore, profesionale, artistike apo të motit, si dhe në vendet e adhurimit, misionet diplomatike dhe avionë.
Ligji është mbështetur nga partitë e djathta dhe ato të së djathtës ekstreme, ndërsa partitë e majta e kanë kundërshtuar, duke paralajmëruar se mund të nxisë islamofobinë, racizmin dhe ksenofobinë.
Ligji gjithashtu ndalon detyrimin e një personi për të mbuluar fytyrën për arsye që lidhen me gjininë, fenë, moshën ose prejardhjen, shkruan Euronews.
The post Portugalia miraton “ligjin e burkës”, ndalon mbulimin e fytyrës në publik appeared first on Gazeta Express.

