Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të enjte, në Malin e Tërbunit në Pukë, duke krijuar një situatë kritike për banorët e zonës. Sipas raportimeve, flakët po përparohen me shpejtësi dhe i janë afruar banesave në zonën e Qaf Mollës.
Për shkak të përhapjes së flakëve, rreth 15 banesa ndodhen në rrezik. Situata paraqitet e tensionuar, ndërsa banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri, pasi ndërhyrja nga toka po mbetet e pamjaftueshme për izolimin e vatrës.
The post Zjarr në malin e Tërbunit, 15 banesa në rrezik në Qaf Mollë, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri appeared first on Gazeta Express.

