Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka pyetur stafin e sigurimit të Qeverisë se a ndodhet kryeministri në detyrë, Albin Kurti brenda objektit.
“Veç po më intereson a ka hy brenda?”, e pyeti Musliu njërin prej anëtarëve të sigurimit të objektit të Qeverisë.
Edhe sot deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë nisur një aktivitet simbolik para Qeverisë me thirrjen “Albin, eja në Kuvend”.
Kësaj iniciative iu bashkangjitën edhe deputetët e Aleancës.
The post Ganimete Musliu pyet sigurimin e Qeverisë për Kurtin: Veç po më intereson a ka hy brenda? appeared first on Gazeta Express.

