By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokurori Kodraliu: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokurori Kodraliu: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n serbe
Lajme

Prokurori Kodraliu: Shtatë raste të spiunazhit të lidhura me BIA-n serbe

Momenti
Published: August 19, 2026

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, ka folur për hetimet lidhur me rastet e spiunazhit dhe personat që dyshohet se kanë qenë të rekrutuar nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë – BIA, duke bërë të ditur se deri më tani janë shtatë raste të tilla dhe katër aktgjykime dënuese.

Kodraliu ka thënë se Prokuroria Speciale gjatë dy viteve të fundit ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë dukuri, në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.

“Më konkretisht, deri më tani kemi shtatë raste të spiunazhit me disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e rekrutimit të strukturave nga Agjencia e Inteligjencës serbe (BIA)”, ka thënë Kodraliu.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani janë katër aktgjykime dënuese për veprat penale të spiunazhit, ndërsa dy prej tyre janë të formës së prerë.

“Më konkretisht, kemi dy aktgjykime dënuese të cilat veç janë të formës së prerë, respektivisht të të dënuarit Aleksandër Vlajiq, si dhe të të dënuarit tjetër Bojan Jevtiq, të cilët që të dy kanë pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën ne kemi ofruar edhe prova konkrete”, ka thënë ai.

Kodraliu: Dy prej të dënuarve kanë qenë zyrtarë të lartë policorë

Sipas Kodraliut, rasti është i ndjeshëm për shkak të pozitave që kanë mbajtur personat e dënuar.

Ai ka thënë se Vlajiq dhe Jevtiq kanë qenë zyrtarë të lartë në Policinë e Kosovës.

“Njëri ka qenë toger me gradë në Policinë e Kosovës, më konkretisht në pikën kufitare në Kamenicë, dhe tjetri ka qenë zyrtar i inteligjencës së policisë në pjesën e Veriut të Mitrovicës”, ka deklaruar Kodraliu.

Sipas tij, kjo ka qenë edhe arsyeja pse Prokuroria ka ndërmarrë veprime urgjente për sigurimin e provave.

Rasti i Aleksandër Vlajiqit

Kodraliu ka thënë se Aleksandër Vlajiq është dënuar edhe për sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Mitrovicë në dhjetor të vitit 2022.

Sipas tij, nga ekzaminimi i telefonave të Vlajiqit janë gjetur dëshmi që kanë çuar në inicimin e rastit për spiunazh.

“Nga ekzaminimi i telefonave të të dënuarit Aleksandër Vlajiq kemi vërejtur dëshmi të mjaftueshme që të iniciojmë edhe rastin për spiunazh, e që nga sigurimi i provave të tjera kemi vërtetuar edhe para gjykatës që i njëjti ka qenë edhe i rekrutuar tek shërbimi inteligjent serb, më konkretisht te zyrtari, respektivisht personi përgjegjës i BIA-s në rajonin e Novipazarit”, ka thënë Kodraliu.

Ai ka bërë të ditur se nga ky hetim është iniciuar rast penal edhe ndaj një zyrtareje nga Mitrovica e Veriut, e cila ka qenë pjesë e misionit të OSBE-së në Kosovë.

Sipas tij, ajo është dënuar në shkallën e parë, ndërsa çështja është duke u trajtuar në Apel.

“Për këtë arsye duhet të jem pak i rezervuar në trajtimin e kësaj zyrtareje, respektivisht e cila është duke u proceduar në gjykatë”, ka thënë Kodraliu.

Kodraliu: Sheholli ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb

Duke folur për rastin e Fatmir Shehollit, Kodraliu ka thënë se ai ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb, konkretisht për një zyrtar të lartë të BIA-s për kundërterrorizëm.

“Fatmir Sheholli ka ofruar ndihmë për shërbimin inteligjent serb, konkretisht për zyrtarin e lartë të BIA-s për kundërterrorizëm, Bojan Dimiq, në implementimin e një misioni me qëllim të dëmtimit të disa figurave politike në Kosovë. E, çka është më e rëndësishmja, dëmtimi është synuar të shkaktohet para zgjedhjeve që janë mbajtur në Kosovë”, ka deklaruar Kodraliu. /RTK

source

You Might Also Like

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Buxhovi: Periudha e Hashim Thaçit akoma nuk ka përfunduar
“Për Kurtin, historia do tregojë” Historiani Jusuf Buxhovi për Kurtin, bashkimin kombëtar…

LEXO GJITHASHTU

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
TOP Momenti
​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti

You Might Also Like

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare
Lajme

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Gjon Brukës për nxitje të urrejtjes ndërfetare

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin
Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme, Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpresin marrëdhëniet ekonomike me Iranin

August 19, 2026
Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë
Lajme

Gruda viziton Thaçin në Hagë: 16 shtatori do të jetë dita e lirisë

August 19, 2026
Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të
Lajme

Emri i Presidentit në pritje, partitë s’nisin ende konsultimet e brendshme për të

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?