Pesë turistë kanë mbetur të lënduar pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.
Top Channel raporton se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës.
Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar./TCh/
*Fotografia në lajmilustruese
The post Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës appeared first on Gazeta Express.

