By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret seanca për Kuvendin?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret seanca për Kuvendin?
Lajme

Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret seanca për Kuvendin?

Momenti
Published: August 19, 2026

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të cilët pas takimit të tyre dyorësh në ambientet e Kuvendit të Kosovës u shprehën se ekziston vullneti për të arritur një pajtim rreth emrit të presidentit të ardhshëm.

Duke komentuar këto deklarata në Tëvë 1, Mustafa ka ngritur pikëpyetje se përse nuk po thirret seanca për konstituimin e Kuvendit, nëse palët janë afër një marrëveshjeje për presidentin.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, edhe pas konstituimit të Kuvendit, palët do të kishin kohë të mjaftueshme për të diskutuar dhe arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Çfarë arsye ka Kurti, pas këtij takimi që e kishin me Abdixhikun, që të mos ftohet nesër seanca për konstituimin e Kuvendit? A thanë që jemi afruar? Në takimin tjetër do të diskutojmë emra për president. Atëherë, nëse nesër konstituohet Kuvendi, ata i kanë edhe 60 ditë tjera për ta zgjedhur presidentin. Pra, nëse janë kaq afër marrëveshjes, pse nuk ftohet nesër seanca për konstituimin e Kuvendit?”, ka deklaruar Mustafa.

Ai ka thënë se mosftesa e seancës, sipas tij, tregon mungesë vullneti për krijimin e institucioneve të reja.

“Por kjo tregon që Albin Kurti nuk ka vullnet t’i japë vendit institucione, por po do ta zvarrisë çështjen e krijimit të institucioneve. Pse? Nuk dua të lëshohem në hipoteza, por ajo çka dua të them është që është urgjente që vendit t’i jepen institucione”, është shprehur deputeti i PDK-së.

Mustafa ka shtuar se nuk sheh më asnjë arsye që seanca për konstituimin e Kuvendit të mos thirret menjëherë.

“Nuk ka më asnjë arsye të vetme që të mos ftohet qysh nesër seanca për konstituimin e Kuvendit. Prandaj shtrohet pyetja: pse nuk po bëhet?”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit dyorësh që zhvilluan të martën pasdite në Kuvendin e Kosovës kanë deklaruar se kanë diskutuar për profilin potencial që do të duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

Si Kurti, ashtu edhe Abdixhiku, u shprehën se ka vullnet që dy partitë të arrijnë një pajtim për të gjetur një emër për presidentin.

“Ne sot diskutuam hollësisht dhe thellësisht për kriteret, standardet që duhet të ketë figura presidenciale”, tha Kurti.

Takimi, sipas Kurtit, u zhvillua në atmosferë pozitive, duke shtuar se ai pa vullnet te pala tjetër, që vendi të ketë një president të ri.

Ai tha se aktualisht nuk mund të flitet për emra konkretë.

“Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë tonë, që ka kontribut për popullin e në profesion të caktuar, dhe në këtë mënyrë nuk ngjall dilema për rolin, për funksionin dhe për detyrën fisnike që do t’i duhet ta kryejë në pesë vjetët e ardhshme”, tha Kurti.

Abdixhiku, ndërkaq, tha se dy partitë do të zhvillojnë diskutime brenda partive të tyre dhe në takimin e ardhshëm do të bisedojnë për emra konkretë.

“Ka vullnet të dyanshëm se si duhet të duket presidenti” i ri apo presidentja e re e vendit, tha udhëheqësi i LDK-së.

Abdixhiku shtoi se është i bindur që mund të gjendet një figurë meritore për postin e presidentit.

The post Mustafa: Nëse Kurti dhe Abdixhiku janë afër marrëveshjes për presidentin, pse nuk thirret seanca për Kuvendin? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan s’ndihet mirë në burg, do lërë qelinë për t’u trajtuar në spital
I mituri postoi armën në rrjete sociale, policia ia konfiskon revolen në Gjakovë
Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
TOP Momenti
Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
TOP Momenti
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM festuan në qytetin ku u helmuan mbi pesë mijë qytetarë, Gostivari nuk harron
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM festuan në qytetin ku u helmuan mbi pesë mijë qytetarë, Gostivari nuk harron
TOP Momenti
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë: Vdesin dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë: Vdesin dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç
Lajme
Ushtria amerikane publikon pamje të dërgimit të aeroplanmbajtëses drejt Lindjes së Mesme
Ushtria amerikane publikon pamje të dërgimit të aeroplanmbajtëses drejt Lindjes së Mesme
Lajme

You Might Also Like

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes që u shkarkua bën thirrje për zgjedhje presidenciale
Lajme

Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes që u shkarkua bën thirrje për zgjedhje presidenciale

August 19, 2026
Zelensky propozoi kandidatët për ministër të Brendshëm dhe ministër të Jashtëm, Parlamenti voton sot
Lajme

Zelensky propozoi kandidatët për ministër të Brendshëm dhe ministër të Jashtëm, Parlamenti voton sot

August 19, 2026
‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët 
Lajme

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët 

August 19, 2026
Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin
Lajme

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?