Këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, ka rrëfyer në Pressing One, kohët më të vështira të jetës së tij. Ai foli me nostalgji për kohët e rënda të tij, duke treguar se babai i vdiq herët dhe është rritur nga nëna e tij.
Ai tha se babain e mban mend “si në mjegull”.
“Baba me ka vdekë kur kam qenë shumë i ri, e mbaj në mend si në mjegull…Nana ka qenë amvise, ajo është koha kur fëmijëria më e mirë në botë ka qenë në fukarrallak. I ke nda çka ke pas me të tjerët”, tha Vllasaliu në Pressing One, transmeton Express.
I pyetur si je rritë me nënën?
Këngëtari tha; “7 fëmijë i ka pas, me fukarrallak me tona të zezat…Një grua e hekurt, ka mbetë pa burrë e re, fëmijët prush…vëllai i madh në shkollë fillore, krejt në shkollë fillore…”, rrëfeu Vllasaliu.
Video:
The post “Babën e mbaj mend si në mjegull – Me fukarallëk e me tana të zezat, gru e re, me 7 fëmijë, e hekurt”, Vllasaliu në Pressing ONE flet për jetën e vështirë të familjes appeared first on Gazeta Express.

