Sot, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F.S., nga Prizreni. Sipas PK-së, “i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar me shtatë muaj burgim efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës në policinë rajonale të Prizrenit tha se “i arrestuari është dënuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, i KPRK-së”.
“I arrestuari F.S. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit”, tha Bytyqi për Express.
The post Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burgim appeared first on Gazeta Express.

