By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës, Saime Isufi përgjigjet pas 44 vjetësh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës, Saime Isufi përgjigjet pas 44 vjetësh
Lajme

“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës, Saime Isufi përgjigjet pas 44 vjetësh

Momenti
Published: August 18, 2026

“Më vonë mësuam se kjo quhet Saime Isufi (Jusufi), është nga fshati Gjyreshefc i Gjilanit dhe se flitet që e ka dërguar UBD-a me detyrë”, këto fjalë gjenden në një dokument në dosjen e Jusuf Gërvallës, të cilën Sigurimi i Shtetit Shqiptar e mbante për të.

Këto pretendime i ka bë hiç më pak se Suzana Gërvalla, gruaja e Jusuf Gërvallës.

Sipas kësaj dosje të siguruar nga emisioni “Debat Plus” me Ermal Pandurin e që do të publikohen për herë të parë në ciklin e emisioneve të titulluar “DOSJET”, këto janë fjalët e Suzana Gërvallës që ua kishte thënë punonjësve të Sigurimit të Shtetit pas atentatit të 17 janarit në Helbron të Gjermanisë, ku të vrarë kishin mbetur Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Your browser does not support the video tag.

Veç këtij pretendimi të rënd, sipas këtij dokumenti Suzana Gërvalla zyrtarëve të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, u kishte thënë edhe diçka tjetër.

Ajo pretendon për një ftohtësi të Saime Isufit gjatë ceremonisë së varrimit të Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla.

“Na tërhoqi vëmendjen ftohtësia e saj në varrimin e Kadriut, burrit të saj” pretendohet t’u ketë thënë operativëve të Sigurimit të Shtetit, Suzana Gërvalla.

Përtje kësaj Suzana Gërvalla në këtë bashkëbisedim me punonjës të Sigurimit të Shtetit, duket se kishte shfaqur një jo simpati të theksuar ndaj Saime Isufit.

“Gruaja e Kadri Zekës, fillimisht nuk njihej fare nga ana jonë. Dinim se kishte qenë studente në Kosovë, kishte ikur në kohën e demonstratave dhe kishte arritur në Zvicër. Aty ishte njohur me Kadri Zekën dhe 3 muaj para varasjes së tij qenë martuar. Si tip, e si gjeste ajo nuk na pëlqente” thuhet në këtë pjesë të dosjes.

Pikërisht për këto dyshime në ciklin e emisioneve “Dosjet” në kuadër të emisionit “Debat Plus” është pyetur vet Saime Isufi.

Ajo ka sqaruar edhe pseudonimin e saj e cila njihej si “Bule” dhe ka mohuar në mënyrë kategorike, çfardo pretendim që ngre dilema mbi pastërtinë e figurës së saj.

“Nuk kam çfarë të them, nuk kam çfarë të them. Nuk dua ta diskutojë fare, nuk flas për këtë pjesë. Unë ‘Bule’ e kam pasë pesodunimin, është e vërtetë. Është ‘Bule Naipi’ që forcat gjermane e kanë varë në litar bashkë me Persefoni Kokëdhimën në Gjirokastër. Kështu që ne kemi pasë pesodunime të gjithë. Dhe unë kur kam ardh në Zvicër më kanë thirr në atë pseodunimin se duke qenë jashtë vendit, ne nuk kemi qenë aty fshehtas, në Kosovë më kanë thirr me emrin e vërtetë, kurse këtu filluan ‘Bule’ dhe një pjesë në Zvicër më thërrasin “Bule” sot e atë ditë dhe është një emër i dytë i imi që e dua”, u shpreh Isufi.

Saime Isufi në këtë intervistë në ciklin e emisioneve “Dosjet” në “Debat Plus” me Ermal Pandurin është shprehur e bindur se atentatit ndaj Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës e ka kryer UDB-ja, dhe se pretendimet e Suzana Gërvallës nuk i merr seriozisht.

“Nuk e  marrë serioze me të thënë të drejtën,  duhet të përgjigjet secili për deklaratat e veta. Unë e di që ata i ka vra UDB-a jugosllave edhe u kam thënë në policinë gjermane kur më kanë marrë sepse mua më mbajtën dy ditë pas vrasjes së Kadriut dhe vllezërve Gërvalla atje, do të thotë për të dhënë deklaratat e mia dhe e kam thënë cfarë shteti i fuqishëm jeni ju që ju vriten  njerëzit në vendin tuaj dhe nuk i gjeni. Ju mund të jeni bashkëpunëtor bashkë me shërbimin sekret jugosllav. Se të ndodhë në vendin tuaj, të vriten tre njerëz, dhe të mos gjeni dorasin është e pabesueshme por dora e kujt është nuk mund të them asgjë, këto nuk i marrë përsipër”, ka thënë Isufi.

Vrasja e Jusuf Gërvallës, Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, edhe pas më shumë se 4 dekadash vazhdon të jetë e mbushur me mistere dhe e pazbardhur.

Ndërkohë, në ciklin e emisioneve “Dosjet” të Debat Plus, do të shpërfaqen dokument nga dosjet e Sigurimit të Shtetit Shqiptar si dhe dosjet e UDB-së, që flasin pikërisht edhe për atentatin e 17 janarit të vitit 1982.

source

You Might Also Like

Zemaj: Një president me vlera, kontribute e merita nuk do ta “lejonte” një Albin që po e mban vendin pa institucione
Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro
“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”
“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar
Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin

LEXO GJITHASHTU

OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentët
OpenAI lanson ChatGPT për adoleshentët
TOP Momenti
Pa president, pa zgjidhje në Kushtetutë: Çfarë e pret Kosovën pas 4 tetorit?
Pa president, pa zgjidhje në Kushtetutë: Çfarë e pret Kosovën pas 4 tetorit?
TOP Momenti
Mustafa mohon se PDK-ja dëshiron zgjedhje të reja pas verdiktit për ish-krerët e UÇK-së
Mustafa mohon se PDK-ja dëshiron zgjedhje të reja pas verdiktit për ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti
DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington
DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington
TOP Momenti
Emisioni “Info Nata” 18.08.2026
Emisioni “Info Nata” 18.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese
Lajme

Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese

August 18, 2026
“KTHEHU RINI”, Cila është kënga më e rëndësishme e Sinan Vllasaliut dhe pse?
Lajme

“KTHEHU RINI”, Cila është kënga më e rëndësishme e Sinan Vllasaliut dhe pse?

August 18, 2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për një president të ri
Lajme

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për një president të ri

August 18, 2026
“Vjen njeri thotë veç ta marr erën, se qe 28 vjet nuk ish kanë n’Kosovë – Kur ja nis kangën “Niset trimi për gurbet”…”, Sinan Vllasaliu në Pressing
Lajme

“Vjen njeri thotë veç ta marr erën, se qe 28 vjet nuk ish kanë n’Kosovë – Kur ja nis kangën “Niset trimi për gurbet”…”, Sinan Vllasaliu në Pressing

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?