By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje
Lajme

‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje

Momenti
Published: August 18, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi, nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Në komunikatë thuhet se, i dyshuari pandehuri I.Ç, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma të aftësimit profesional për profesione të ndryshme, pa u zhvilluar trajnimet përkatëse teorike dhe praktike, ndonëse në diploma është paraqitur se këto trajnime janë përfunduar me sukses.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Nga veprimet hetimore rezulton dyshimi se, nga viti 2019 e deri më tani, janë lëshuar rreth 1,679 diploma për profesione të ndryshme, ndërsa pagesa për një diplomë dyshohet të ketë qenë rreth 300 euro, ndërsa  përfitimi nga kjo veprimtari e kundërligjshme dyshohet te jetë rreth pesëqind mijë (500,000.00) euro’’, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë shtohet se, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësi të provave: 333 diploma profesionale, të vulosura dhe të pavulosura, me emrat e kandidatëve; dy pajisje kompjuterike, në të cilat ishte i instaluar programi për regjistrimin e diplomave; dy USB me të dhëna; tri vula të biznesit; një telefon mobil i të dyshuarit; 11 fleta me shënime lidhur me borxhet dhe pagesat; 630 euro para të gatshme; dhe nëntë kartëvizita të biznesit.

Komunikata:

Arrestohet një person nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Prizren, 18 Gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, pas informatave të pranuara në Prokurori nga një OJQ vendore dhe ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka arrestuar personin me inicialet I.Ç., nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, paragrafi 1, dhe “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas dyshimeve të ngritura në kuadër të hetimeve të deritanishme, i pandehuri I.Ç, në cilësinë e pronarit dhe personit përgjegjës të Qendrës për Verifikim të Aftësive Profesionale “A.” në Prizren, dyshohet se ka lëshuar diploma të aftësimit profesional për profesione të ndryshme, pa u zhvilluar trajnimet përkatëse teorike dhe praktike, ndonëse në diploma është paraqitur se këto trajnime janë përfunduar me sukses.

Sipas të dhënave të siguruara gjatë hetimit, këto diploma dyshohet se janë përdorur për punësim brenda dhe jashtë vendit, si dhe për plotësimin e kritereve në procedura të ndryshme të prokurimit.

Nga veprimet hetimore rezulton dyshimi se, nga viti 2019 e deri më tani, janë lëshuar rreth 1,679 diploma për profesione të ndryshme, ndërsa pagesa për një diplomë dyshohet të ketë qenë rreth 300 euro, ndërsa  përfitimi nga kjo veprimtari e kundërligjshme dyshohet te jetë rreth pesëqind mijë (500,000.00) euro

Pas veprimeve hetimore të ndërmarra, është siguruar urdhër kontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren, i cili është zbatuar në bashkëpunim me inspektorët tatimorë. Gjatë kontrollit janë siguruar dëshmi që, sipas dyshimeve të hetimit, tregojnë se subjekti në fjalë nuk ka qenë i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe nuk ka qenë i autorizuar për ofrimin, vlerësimin dhe certifikimin e kualifikimeve profesionale.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësi të provave:

333 diploma profesionale, të vulosura dhe të pavulosura, me emrat e kandidatëve;

dy pajisje kompjuterike, në të cilat ishte i instaluar programi për regjistrimin e diplomave;

dy USB me të dhëna;

tri vula të biznesit;

një telefon mobil i të dyshuarit;

11 fleta me shënime lidhur me borxhet dhe pagesat;

630 euro para të gatshme; dhe

nëntë kartëvizita të biznesit.

I dyshuari gjendet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa, brenda afatit ligjor, Prokuroria do të vlerësojë paraqitjen e kërkesës për caktimin e masës për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurën penale.

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës ftojnë çdo qytetar që dyshon se është mashtruar apo dëmtuar lidhur me pajisjen me diploma ose dokumente të aftësimit profesional nga subjekti në fjalë, që të paraqitet dhe ta raportojë rastin në Prokurorinë Themelore në Prizren ose në stacionin më të afërt policor. Çdo informacion i ofruar do të trajtohet në pajtim me procedurat ligjore dhe do të kontribuojë në zbardhjen e plotë të rastit

The post ‘‘Përfitim 500 mijë euro’’ – Dyshohet që lëshoi mbi 1600 diploma false, arrestohet një person në Prizren, detaje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

BE tha se janë plotësuar kushtet për hapjen e urës së Ibrit, Petkoviq i shkrun Sorensenit, ia shpreh ‘‘shqetësimin’’ e Serbisë
Interpretimi i Andin Hotit: S’ka matematikë që zgjedhjet të mbahen në dhjetor – nëse shkojmë, shkojmë në nëntor
Hoti e cilëson të ‘‘çuditshme’’ heqjen dorë të LDK nga presidenca: Uroj që Kurti e Abdixhiku të arrijnë marrëveshje
Hoti: Besoj se Kurti do t’i kërkojë Abdixhikut që ta propozojnë një emër për President
Theret me thikë një person në Krushë të Madhe pas një përleshjeje, arrestohet i dyshuari

LEXO GJITHASHTU

Lëndohet një person me mjet të mprehtë në Krushë të Madhe, arrestohet një person
Lëndohet një person me mjet të mprehtë në Krushë të Madhe, arrestohet një person
TOP Momenti
I dënuar me 7 muaj burg për lëndim të lehtë trupor, arrestohet në Prizren
I dënuar me 7 muaj burg për lëndim të lehtë trupor, arrestohet në Prizren
Lajme
Angellov: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 29 zjarre, 6 ende aktive
Angellov: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 29 zjarre, 6 ende aktive
TOP Momenti
CNN: Ngushtica e Hormuzit ishte vendimtare në dështimin e marrëveshjes së fundit SHBA-Iran
CNN: Ngushtica e Hormuzit ishte vendimtare në dështimin e marrëveshjes së fundit SHBA-Iran
Lajme
Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale!
Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale!
Lajme

You Might Also Like

Kërcënimi i Trumpit për ta bombarduar Omanin “s’është kredibil”, thotë ekspertja
Lajme

Kërcënimi i Trumpit për ta bombarduar Omanin “s’është kredibil”, thotë ekspertja

August 18, 2026
 “Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil
Lajme

 “Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil

August 18, 2026
Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
Lajme

Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”

August 18, 2026
Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë
Lajme

Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?