By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Miqtë e dizajnerëve të arrestuar në Iran kërkojnë publikimin e plotë të akuzave
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Miqtë e dizajnerëve të arrestuar në Iran kërkojnë publikimin e plotë të akuzave
Lajme

Miqtë e dizajnerëve të arrestuar në Iran kërkojnë publikimin e plotë të akuzave

Momenti
Published: August 18, 2026

Pothuajse një muaj pasi dy dizajnerë të njohur iranianë u ndaluan nga forcat e sigurisë, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë publikuar një deklaratë, përmes së cilës kërkojnë që akuzat ndaj tyre të bëhen publike dhe që ata të kenë menjëherë qasje në ndihmë juridike të pavarur.

Aria Kasaei, 46 vjeç, dizajner i njohur grafik dhe themelues i studios së dizajnit Kargah, dhe Elaheh “Elly” Naghilou, 36 vjeçe, dizajnere grafike dhe kolege e Kasaeit, u ndaluan pas një takimi me persona të lidhur me Ambasadën e Francës në Teheran më 19 korrik.

Your browser does not support the video tag.

Një ditë pas arrestimeve, ministri i Jashtëm francez, Jean-Noel Barrot, bëri të ditur publikisht se dy zyrtarë të Ambasadës së Francës i ishin nënshtruar një “akti jashtëzakonisht serioz frikësimi” nga shërbimet iraniane të sigurisë gjatë incidentit.

Sipas Barrotit, diplomatët u ndaluan dhe u morën në pyetje për orë të tëra, ndërsa njëri prej tyre iu nënshtrua dhunës fizike, para se të dy të riatdhesoheshin në mënyrë të sigurt në Francë. Në deklaratën e tij nuk u përmendën artistët iranianë.

Hambood Collective, një shoqatë e pavarur e artistëve dhe aktivistëve, raportoi se forcat e sigurisë i arrestuan dy iranianët në të njëjtën kohë.

Zyrtarët gjyqësorë dhe ata të sigurisë nuk kanë dhënë asnjë shpjegim zyrtar për arrestimet, akuzat ndaj tyre apo vendndodhjen ku po mbahen.

Në një deklaratë të siguruar nga Radio Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë, miqtë e dy të arrestuarve u zotuan se “nuk do të lejojnë që heshtja e imponuar ndaj tyre të jetë rrëfimi i vetëm i kësaj historie”.

“Duke pasur parasysh se dy përfaqësues francezë ishin dëshmitarë të një pjese të këtij incidenti, u bëjmë thirrje autoriteteve franceze të sqarojnë të gjitha aspektet e këtij arrestimi të paligjshëm, të sigurojnë informacion të saktë për gjendjen e Arias dhe Ellyt dhe të ndërmarrin veprime serioze për të garantuar të drejtat, sigurinë dhe lirinë e tyre”, thuhet në deklaratë.

Deklarata akuzoi gjithashtu Ministrinë e Inteligjencës për publikimin e një “rrëfimi të rremë lidhur me arrestimin dhe natyrën e veprimtarisë së tyre, me synim inkriminimin e tyre pa u dhënë mundësinë të përgjigjen”.

Kjo akuzë i referohet një deklarate të ministrisë të 15 gushtit, në të cilën pretendohej se qeveria franceze po organizonte një projekt për “infiltrim dhe ndërhyrje të huaj” në Iran. Ndërsa ministria paralajmëroi se diplomatët francezë të përfshirë në “sjellje të paligjshme ndërhyrëse” do të përballeshin me kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë, ajo nuk përmendi në mënyrë të qartë ndalimin e dy artistëve.

Sipas deklaratës, arrestimet ndodhën më 19 korrik gjatë një takimi profesional në shtëpinë e Kasaeit në Teheran.

Takimi, i cili sipas deklaratës ishte kërkuar nga sektori kulturor i Ambasadës së Francës në Iran, u ndoq nga atasheu kulturor francez dhe një tjetër punonjës i ambasadës. Ata diskutuan për nismën Villa Zadig, e cila në profilin e saj zyrtar në Instagram përshkruhet si një hapësirë kulturore artistike që synon të nxisë dialogun mes artizanatit tradicional iranian dhe artit, gjuhës dhe arsimit francez.

Autoritetet iraniane i trajtojnë rregullisht kontaktet me diplomatët perëndimorë dhe mediat e huaja si kërcënim për sigurinë kombëtare, duke burgosur shpesh qytetarë nën akuza për spiunazh ose përpjekje për përmbysjen e shtetit, për shkak të pjesëmarrjes në programe kulturore ose qytetare të mbështetura nga jashtë.

Më 17 gusht, parlamenti iranian, i dominuar nga forcat e vijës së ashpër, miratoi kornizën e një projektligji që kriminalizon ndërveprimet me mediat e huaja “armiqësore” dhe institucione të tjera me lidhje jashtë vendit./REL/

The post Miqtë e dizajnerëve të arrestuar në Iran kërkojnë publikimin e plotë të akuzave appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Jashtëzakonisht serioze”, “Rreth 4 orë intervenim” – mjeku i QKUK-së jep detaje për operacionin ku iu hoq tumori 23-vjeçarit
Tri kompani transporti pezullojnë nga nesër disa linja nga Fushë Kosova drejt Prishtinës
“Forcim i koordinimit”, Ulutash pret në takim Palatovën, a folën për Urën e Ibrit?
Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje
Thatësira mund ta shtrenjtojë ujin e pijshëm në Zvicër

LEXO GJITHASHTU

SHBA-ja dënon sulmet ajrore izraelite në Siri
SHBA-ja dënon sulmet ajrore izraelite në Siri
Lajme
Mesazhi i Klitschkos thyen zemrat: Ai i tha lamtumirë ish-partneres së tij Hayden Panettiere
Mesazhi i Klitschkos thyen zemrat: Ai i tha lamtumirë ish-partneres së tij Hayden Panettiere
Lajme
Erdogan ndryshon kurs pas 53 vjetësh: Integrimi në BE nuk është më përparësi e Turqisë
Erdogan ndryshon kurs pas 53 vjetësh: Integrimi në BE nuk është më përparësi e Turqisë
Lajme
BE tash pret konsultime mes Qeverisë dhe komunave për hapjen e Urës së Ibrit
BE tash pret konsultime mes Qeverisë dhe komunave për hapjen e Urës së Ibrit
Lajme
Shënohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Shkup, 76-vjeçari u trajtua 27 ditë në Klinikën Infektive
Shënohet viktima e katërt nga ethet e Nilit Perëndimor në Shkup, 76-vjeçari u trajtua 27 ditë në Klinikën Infektive
Lajme

You Might Also Like

23-vjeçari kapet me 200 hardhuca të gjalla në aeroport, i kishte futur në çorape brenda valixhes
Lajme

23-vjeçari kapet me 200 hardhuca të gjalla në aeroport, i kishte futur në çorape brenda valixhes

August 18, 2026
Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç
Lajme

Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç

August 18, 2026
Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! 
Lajme

Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht! 

August 18, 2026
Parashikohet që El Niño të arrijë një forcë historike përpara dimrit 2026-27
Lajme

Parashikohet që El Niño të arrijë një forcë historike përpara dimrit 2026-27

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?