By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjykata Evropiane lëshon urdhër për qeverinë serbe në lidhje me dëbimin me forcë të romëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjykata Evropiane lëshon urdhër për qeverinë serbe në lidhje me dëbimin me forcë të romëve
Lajme

Gjykata Evropiane lëshon urdhër për qeverinë serbe në lidhje me dëbimin me forcë të romëve

Momenti
Published: August 18, 2026

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ka vendosur masë të përkohshme ndaj Serbisë, duke ndaluar dëbimin me forcë të familjeve rome në lagjen Vozdovac të Beogradit.

Masa vjen pasi autoritetet serbe kishin planifikuar prishjen e shtëpive të më shumë se 30 qytetarëve në zonën mes dy rrugëve në Beograd.

Your browser does not support the video tag.

Në mesin e familjeve të rrezikuara janë 15 fëmijë, të moshuar dhe persona të sëmurë, ndërsa dëbimi do t’i linte pa strehim dhe do t’i përkeqësonte edhe më tej kushtet e tyre të jetesës.

Iniciativa A11, e cila kishte paralajmëruar për dëbimin, thotë se autoritetet serbe nuk kanë respektuar procedurat ligjore. Sipas saj, ligji kërkon që para një dëbimi të miratohet një plan zhvendosjeje dhe të zhvillohen konsultime me qytetarët e prekur – gjë që, sipas organizatës, nuk ka ndodhur në këtë rast.

Serbia, e cila ka ratifikuar Paktin Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, është e detyruar të garantojë që dëbimet me forcë të mos i lënë njerëzit pa strehim.

A11 thekson se rasti nuk është i izoluar, por pjesë e një praktike që, sipas saj, prek në mënyrë të përsëritur komunitetin rom në Serbi.

Organizata ka mirëpritur ndërhyrjen e Gjykatës Evropiane, duke shpresuar se vendimi do të shërbejë si një precedent që i detyron autoritetet serbe të vendosin të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve më të margjinalizuar mbi praktikat diskriminuese të dëbimit.

The post Gjykata Evropiane lëshon urdhër për qeverinë serbe në lidhje me dëbimin me forcë të romëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Azerbajxhani thërret ambasadorin rus në shenjë proteste ndaj deklaratave “provokative” të mediave ruse
Pas COVID-19, gati 1 në 10 të rinj thotë se nuk ka asnjë kontakt ballë për ballë gjatë ditës
Vrasja e turistit në Ksamil: Shoqërohen 38 persona – Ndalohet një oficer policie, shpallet në kërkim edhe një tjetër
Komunat paralajmërojnë protestë, Murati: Vitin tjetër do t’u ndahen 907 milionë euro
Rrëzimi i helikopterit në ishullin grek të Sifnos me tre viktima, çifti britanik ishte në muajin e mjaltit

LEXO GJITHASHTU

Realiteti i hidhur i ujërave të Vlorës
Realiteti i hidhur i ujërave të Vlorës
TOP Momenti
Gjenden 10 emigrantë nga Egjipti, privohet nga liria kontrabandisti nga Letonia
Gjenden 10 emigrantë nga Egjipti, privohet nga liria kontrabandisti nga Letonia
TOP Momenti
AKK jep detaje: Komunat protestojnë më 1 shtator para Qeverisë, ta ndalim ndërhyrjen e nivelit qendror në atë lokal
AKK jep detaje: Komunat protestojnë më 1 shtator para Qeverisë, ta ndalim ndërhyrjen e nivelit qendror në atë lokal
Lajme
Murati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të arrijë në 907 milionë euro
Murati: Buxheti për komunat në vitin 2027 do të arrijë në 907 milionë euro
TOP Momenti
Vdes në moshën 85 vjeçare profesori Isa Haxhiu, ishte themelues i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike
Vdes në moshën 85 vjeçare profesori Isa Haxhiu, ishte themelues i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike
Lajme

You Might Also Like

Miqtë e dizajnerëve të arrestuar në Iran kërkojnë publikimin e plotë të akuzave
Lajme

Miqtë e dizajnerëve të arrestuar në Iran kërkojnë publikimin e plotë të akuzave

August 18, 2026
Marrëveshja për shitje të qymyrit në RMV, Rizvanolli: Prodhimi i rrymës në Kosovë s’ndikohet nga kjo kontratë
Lajme

Marrëveshja për shitje të qymyrit në RMV, Rizvanolli: Prodhimi i rrymës në Kosovë s’ndikohet nga kjo kontratë

August 18, 2026
Policia jep detaje për vrasjen në Ksamil: Viktima rezulton portugez, jo francez, në hetim edhe dy turq
Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në Ksamil: Viktima rezulton portugez, jo francez, në hetim edhe dy turq

August 18, 2026
Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij
Lajme

Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?